Mënyra më e përshtatshme për ta krijuar stilin e syve "smokey"

  • 08 shkurt 2020 - 10:47
Mënyra më e përshtatshme për ta krijuar stilin e syve

Ky stil i syve është njëri ndër më të popullarizuarit kohët e fundit, ndërsa këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë ta krijoni më lehtë dhe në mënyrë më precize këtë stil.

1. Pasi ta keni aplikuar bazën dhe maskarën, përdorni "eyeliner" në pjesën e brendshme të skajeve të brendshme dhe të jashtme të syve. Përdorni "eyeliner" që është i qëndrueshëm ndaj ujit. Ngjyra e zezë është më e përshtatshmja për ta krijuar pamjen e fuqishme që prej fillimit.

2. Trajtojeni gjithë pjesën e linjës së epërme të qerpikëve si dhe skajet e linjës së poshtme të qerpikëve me "eyeliner"-in e njëjtë që e keni përdorur në hapin e parë. Pastaj, përmes përdorimit të brushës së vogël, shpërndajeni një pjesë të "eyeliner"-it në kapakët e syve për të krijuar efektin "smokey".

3. Linjës së qerpikëve të poshtme të syve shtojani pak hijezues të syve me ngjyrë kafe në të rozë, për ta krijuar një dukje më të butë në pjesën e poshtme.

4. Krijoni efektin "smokey" të syve sikur të maces duke e kombinuar "eyeliner"-in e zi me hijezues të syve me ngjyrë të gjelbër të mbylltë. Me kujdes të shtuar krijoni skajet e jashtme me "eyeliner" të zi, mirëpo edhe nëse nuk arrini ta krijoni efektin e syve sikur të maces me shumë precizitet, mos u shqetësoni, mirëpo nëse dëshironi të krijoni një dukje më të mprehtë, përdorni një topth pambuku të zhytur në vazelinë, për largimin e pjesës së panevojshme të "eyeliner"-it.

5. Për t'u dukur sa më natyrale, përdorni bojëkuq me ngjyrë rozë dhe me të trajtoni mollëzat, duke u përqendruar në pjesën qendrore të tyre.

6. Përfundimisht, aplikoni pak buzëkuq me ngjyrë rozë të çeltë në pjesën qendrore të buzës së epërme, pastaj me gisht shpërndajeni buzëkuqin nëpër gjithë pjesën e buzëve.

(Kosova Sot Online)