Bleu shtëpi duke mos bërë thonjtë, ja si e reja kurseu edhe pse i lejoi vetes pushime në Bali

  • 12 February 2020 - 14:02
Bleu shtëpi duke mos bërë thonjtë, ja si e reja kurseu edhe pse i lejoi vetes pushime në Bali

Një vajzë e re ia ka dalë mbanë të kursejë 18.000 paundë në dy vjet e gjysmë dhe ka blerë shtëpinë e saj të parë dhe më pas ka bërë edhe pushime në Bali.

Xhenifer Barker ka blerë një pronë me dy dhoma gjumi edhe pse vetëm 27 vjeçe. Ajo thotë se iu desh të kursente shumë për ta arritur këtë.

Ajo ndryshoi garderobën e saj, duke shitur rrobat e saj më të mira dhe duke blerë më të lira. Ajo gjithashtu shiti të gjtiha bizhuteritë që nuk përdorte më. 

Më pas kur puna e saj, si shitëse në një dyqan kafshësh i dha një makinë pune, ajo shiti të sajën.

Ajo u shpreh për revistën Female: 'Vendosa një buxhet shumë të ngushtë për veten. Nuk i bëja më thonjtë dhe nuk bleja rroba apo makeup vetëm nëse më duhej patjetër.'

“Ndryshova dyqanet që frekuentoja, duke zgjedhur versione me çmime më të lira. Madje nuk dilja më as me shoqërinë në fundjava.

Ushqimet që haja ishin gjithashtu më pak cilësore. Në fund të muajit kishte raste kur gjithçka që mund të përballoja të blija ishte një sanduic me fasule. Nuk haja jashtë.'

Xhenifer pranon që pjesa më e vështirë ishte që nuk mund të dilte me shoqërinë e saj.

'Unë jetoja vetëm dhe as nuk dilja shumë, pasi s’doja të shpenzoja para. Kjo u bë shumë izoluese. Por miqtë e mi vinin tek unë dhe shihnim filma.'

'Edhe pse duhet të shkurtoja shpenzimet, ia dola të bëja pushime në Bali për dy javë. Nëse udhëton në Bali mund të kalosh shumë bukur edhe pa shpenzuar shumë.'

Xhenifer thotë se blerja e shtëpisë është e rëndësishme për të, pasi të pasurit e një shtëpie me qera ishte shpërdorim parash për të.

'Unë kam miq të martuar, të cilët ende nuk kanë një shtëpi të tyren dhe jetojnë me qera apo kredi. Jam shumë krenare me veten që ia dola mbanë. Ishte shumë e vështirë, por ia vlejti'.

(Kosova Sot Online)