Për ju femrat beqare, ja disa këshilla si të trajtoni veten mirë për Shën Valentin

  • 14 February 2020 - 17:36
Për ju femrat beqare, ja disa këshilla si të trajtoni veten mirë për Shën Valentin

Teksa ka shumë persona që sot festojnë Shën Valentinin dhe presin që të japin e të marrin dhurata, ka nga ata që nuk festojnë. Por edhe beqarët mund të bëjnë diçka ndryshe për veten e tyre në ditën e të dashuruarve, edhe pse nuk kanë një partner apo partnere.

Këtu janë nëntë mënyra sesi ta trajtosh veten mirë kur je single për Shën Valentin

-Bëni diçka për të përkëdhelur veten (masazhe, një relaksim në vaskë me qirinj aromatikë)

-Kombinoni tre nga gjërat tuaja të preferuara dhe bëjini të gjitha brenda një nate (Sufllaqe, akullore dhe film komedi? Pse jo!)

-Vlerësoni ato që doni (mund të kalosh një mbrëmje me nënën tënde sepse Shën Valentini ka të bëjë me të qenit me dikë që e do).

-Merrni çokollatë për të qenë e lumtur si të gjithë të tjerat.

-Nxirre veten në një takim. (dil të hash një darkë të shohësh një film apo të blesh diçka të bukur për veten).

-Bëhuni bashkë me shoqet beqare, dërgo sa më shumë ftesa dhe bëni një party gocash.

-Rrethojeni veten me beqaret e tjera, kërceni dhe flirtoni me djemtë beqarë.

-Jep për atë që ka nevojë, dhuro diçka ose kaloje ditën e Shën Valentinit duke bërë një lloj shërbimi në komunitet.

-Kujtoje dikë sesa e do, është dita ideale për t’u thënë të gjithëve në jetën tënde që i do.

(Kosova Sot Online)