Losioni adekuat për akne dhe puçrra

  • 15 February 2020 - 11:05
Losioni adekuat për akne dhe puçrra

Rreth vetive shëruese të gjetheve të dafinës kanë ditur edhe paraardhësit tanë, por ajo që shumë prej nesh nuk e dinë është se këto gjethe janë efikase edhe kundër puçrrave dhe akneve.

Në përbërjen e tyre gjethet e dafinës përmbajnë vajra eterike, vajra minerale dhe thartira organike, të cilat mundësojnë një veprim të dobishëm në akne, por edhe në tërë organizmin.

– Gjethet e dafinës përmirësojnë tonusin e lëkurës, kanë efekt hidratues.

– Shërojnë plagët e vogla në lëkurë dhe ndihmojnë normalizimin e punës së të gjitha organeve

– Përmirësojnë tretjen, qetësojnë sistemin nervor, shërojnë sëmundjet e nyjave dhe largojnë shtresat e kripës.

Në shtëpitë tona, nga gjethet e dafinës, mund ta përgatisim një losion për lëkurën problematike të fytyrës, i cili është shumë efikas në luftë kundër akneve dhe puçrrave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja

Për përgatitjen e këtij losioni nevojiten 3-4 gjethe të thara të dafinës dhe një gotë ujë (200ml)

– Gjetheve të dafinës qituni ujë dhe vendosni mbi shporet, që të vlojnë.

– Zvogëlojeni temperaturën, për t’i zier edhe 5-7 minuta.

– Lërini që të ftohen dhe qitni në një enë të vogël.

Këtë losion mund ta përdorni çdo ditë. Iu preferohet personave me lëkurë problematike, me yndyrë.

Receta e dytë

– Gjethet e thata të imtësuara të dafinës mbuloni me alkool mjekësor (52%) në raport 1:1.

– Lërini që të qëndrojnë në temperaturë të dhomës për 5-6 dana, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pas kësaj losioni është i gatshëm për t’u përdorur. Ky losion duhet të përdoret çdo të dytën ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ai është efikas edhe për heqjen e njollave dhe e rregullon tenin. 

(Kosova Sot Online)