Cila nga këto lule përfaqëson shpirtin tuaj?

  • 21 February 2020 - 08:20
Cila nga këto lule përfaqëson shpirtin tuaj?

Lulet flasin shumë për ne, për karakterin dhe shpirtin tonë.

Ju ftojmë të përqendroheni dhe të zgjidhni një prej këtyre luleve. Zgjidhni atë që ju tërheq më shumë dhe lexoni përshkrimin në bazë të kësaj zgjedhjeje.

Zambaku tigër

Keni nj shpirt që shkëlqen fort dhe me një pasion intensiv. Shpirti juaj është ai i zambakut. Keni një karakter shumë të vendosur dhe nuk jeni të frikësuar para vështirësive të jetës. Shpirti juaj posedon egërsinë e një tigri, i cili ju lejon të ecni përpara kundër të gjitha vështirësive. Aura juaj e fuqishme tërheq gjithmonë njerëz rreth jush. Me energjinë dhe kreativitetin tuaj frymëzoni të tjerët.
Zambaku simbolizon pastërtinë dhe bukurinë e rafinuar. Ju jeni optimistë, kuriozë dhe aventurier: një miks perfekt.

Luledielli

Jeni energjikë, rinorë dhe shpirti juaj është ai i lulediellit. Jeni një flutur, truri juaj ka një rrjedhë konstante të ideve dhe ngjarjeve, ndonjëherë të vështira për t’u realizuar. Personaliteti juaj magnetik dhe energjitë tuaja janë të pandalshme. Gjithmonë mund të shihni anën pozitive të gjërave.

Trëndafili i kuq

Jeni person intelektual, romantik dhe shpirti juaj është ai i trëndafilit të kuq. Është një lule e fuqishme që lidhet me momentet dramatike të jetës. Për ju trëndafili rozë sinjifikon më shumë se kaq. Shtresat e shpirtit tuaj janë komplekse, por fisnike, ashtu si petalet e trëndafilit.
Natyra sensuale së bashku me dëshirën e pangopur për të njohur më shumë, udhëheq shpirtin tuaj.

Lulebora blu

Jeni një person i orientuar drejt një qëllimi të caktuar dhe familjes. Shpirti juaj është ai i protektivitetit. Ofroni mbështetje dhe dashuri dhe shpirti juaj përfaqësohet nga petalet blu që flasin për lidhjen që keni me të dashurit tuaj. Sidoqoftë duhet të jeni të kujdesshëm që të tjerët të mos ju shkelin. Jeni një person xhentil, cilësi që sot fatkeqësisht nuk vlerësohet.

Zambaku i ujit lejla

Jeni një person reflektues dhe i qetë nga natyra. Jeni i rezervuar, me mençuri pa kufij, introvert dhe i sigurt për veten. Për ju, ekuilibri arrihet vetëm nëpërmjet vetvetes dhe arritja e qetësisë dhe relaksit është diçka për të cilën ia vlen t’i dedikohesh në jetë. 

Lulet e egra

Kur jeni në mes të natyrës ndiheni si në shtëpi. Jeni një person shumë kreativ dhe fleksibël. Jeni shumë të ndikuar nga mjedisi rrethues. Arti dhe kreativiteti nuk janë vetëm një hobi për ju, por pjesë e jetës. Shpirti juaj zgjohet vërtet kur dëgjoni muzikë.
Nëse gjetët veten tek ky test, ndajeni atë me miqtë tuaj.

(Kosova Sot Online)