10 këshillat e grimit, që duhet t'i dijë çdo femër

  • 21 February 2020 - 15:51
10 këshillat e grimit, që duhet t'i dijë çdo femër

Femrat e përdorin grimin, nëse jo gjatë shumicës së kohës, të paktën nganjëherë, por a është duke ua dhënë rezultatet më të mira teknika juaj? Drejtoresha artistike në brendin e kozmetikës 'Bobbi Brown', Kimberly Soane, ofron disa këshilla për t'i përdorur të gjitha produktet si duhet.

SEKRETET QË DUHET T'I DIJË SECILA FEMËR:

1. SHERKU

Nëse dëshironi të mbuloni vetëm paksa fytyrën me sherk, aplikojeni atë me gishtërinjtë tuaj. Nëse dëshironi një mbulim të plotë, përdorni një brushë.

2. PUDRA

Aplikimi i pudrës duhet gjithmonë të fillojë në zonën T, mes syve dhe në ballë, pasi që kjo është gjithmonë zona që ka më së shumti shkëlqim në fytyrë. Duke vazhduar më pas shpërndarjen e lehtë në tërë fytyrën.

3. KORREKTORI

Korrektori ose sherku nuk duhet të aplikohen në kapakët e syve, pasi që do të krijojë rrudha në grimin e syve tuaj.

4. BOJËKUQI

Ashtu si ngjyra natyrale e faqeve tona paksa të skuqura, ne mund ta aplikojmë bojëkuqin duke buzëqeshur së pari e duke filluar nga pjesa e poshtme e faqes drejt ashtit të faqes. Më pas me një brushë mund ta shpërndajmë atë drejt veshit lart, e deri te nofulla poshtë.

5. VETULLAT

Përdorimi i lapsit të vetullave ose pudrës për vetulla gjithmonë duhet të bëhet në porcionin e sipërm të vetullës suaj për ta bërë fytyrën të duket më e ngrehur.

6. LLAJNERI

Në aplikimin e llajnerit ju duhet të afroheni mjaftueshëm me pasqyrën. Më pas duhet të ngritni kokën tuaj dhe të nxirrni nofullën drejt pasqyrës. Shikoni poshtë derisa e aplikoni atë dhe filloni në këndin e brendshëm por sigurohuni të shkoni deri jashtë kapakut të syrit, drejt këndit të jashtëm.

7. HIJA E SYVE

Aplikimi i hijes së syve duhet të fillojë gjithmonë me një ngjyrë që ngjanë m tenin e lëkurës së fytyrës suaj. Më pas aplikojeni atë në tërë kapakun deri te vetulla. Kur përdorni hijen bazë duhet të siguroheni që sa më e errët që të jetë ngjyra që e përdorni në pjesën e poshtme, duke shkuar lart ajo duhet të zbehet.

8. MASKARA

Për t'i theksuar sytë duke përdorur maskara nuk duhet të bëni lëvizje të shpejta e të buta, por duhet të shkoni në një lëvizje në formë zigzag lart.

9. BRONZUESI

Aplikimi i bronzuesit është si një efekt i nxirjes për lëkurë të zbehtë, por aplikimi jo i duhur i tij do ta bëjë të duket i portokalltë. Ai duhet të aplikohet në fytyrë, qafë dhe gjoks për ta balancuar tenin e lëkurës suaj.

10. BUZËKUQI

Aplikimi i buzëkuqit nuk duhet të jetë shumë i definuar në pjesën e sipërme të buzëve, në afërsi të shigjetës së kupidit (pjesa në formë të shkronjës V mbi buzë) dhe duhet të shkojë deri në pjesën e brendshme të gojës. Sigurohuni që ta aplikoni duke e shtypur fort poshtë.

(Kosova Sot Online)