Trajtimi shtëpiak që pastron poret dhe freskon fytyrën

  • 26 February 2020 - 08:11
Trajtimi shtëpiak që pastron poret dhe freskon fytyrën

Për pastrimin e fytyrës ju nevojitet sodë bikarboni, shkumë për rrojë, kamomil dhe ujë të vluar. Papastërtia dhe pluhuri depërtojnë në lëkurën tuaj sa herë që dilni përjashta. Nëse nuk i pastroni këto pore, atëherë shndërrohen në akne dhe njolla, prandaj duhet pastruar. Nuk keni pse të vizitoni sallonin e kozmetikës për këtë trajtim, mund ta bëni vetë në shtëpinë tuaj dhe do të jeni të kënaqur me rezultatin e arritur. Provojeni këtë trajtim për pastrimin e fytyrës, i cili largon poret, freskon fytyrën dhe largon mitesteret, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Mënyra e vënies së maskës:

Pastrojeni fytyrën dhe mblidhni flokët. Përgatiteni masën për pastrim: dy lugë shkumë të rrojës dhe e përzieni mirë me gjysmë lugë sodë bikarboni. Vloni ujin në një enë të vogël me rreth 200 ml dhe hidhni 1 ose 2 lugë kamomil të tharë. Enën e vendosni në tavolinë, kokën mbi enë dhe mbi kokë një peshqir për ta thithur fytyra avullin. Qëndroni ashtu për 5-7 minuta. Në fytyrë të lagur e vendosni masën e përgatitur, duke shmangur hapësirat përreth syve dhe gojës. Më pas shkoni në banjë dhe me ujë të vakët e pastroni fytyrën. Por, mund ta përdorni edhe brushën e butë enkas për fytyrë që ta pastroni atë. Kur të shikoni në pasqyrë nuk do të ketë njolla të zeza, poret janë pastruar e fytyra është e butë. Këtë procedurë mund ta bëni një herë në javë.

(Kosova Sot Online)