Pesë këshilla për reduktimin e yndyrës në qafë dhe fytyrë

  • 22 March 2020 - 15:43
Pesë këshilla për reduktimin e yndyrës në qafë dhe fytyrë

Edhe nëse keni shtuar në peshë kohët e fundit dhe ky shtim i peshës është reflektuar më tepër në qafën dhe fytyrën tuaj, nuk keni pse të shqetësoheni. Me përvetësimin e këshillave të mëposhtme ju mund ta reduktoni "fryrjen" e qafës dhe fytyrës.

1. HIDRATOHUNI!

Sigurohuni që jeni duke konsumuar sasinë e nevojshme ditore të ujit - 2 deri në 3 litra ujë çdo ditë - si dhe mundohuni ta reduktoni sa më shumë konsumimin e sheqerit, alkoolit dhe kripës. Mungesa e ujit ndikon në grumbullimin e yndyrës në nyje, qafë dhe fytyrë.

2. PËRZGJEDHJA E USHQIMEVE

Ënjtja e lëkurës në pjesën e qafës dhe fytyrës shpeshherë mund të jetë një shenjë treguese për ndonjë problem me tretjen e ushqimit, andaj është e rëndësishme që, për ta reduktuar fryrjen e kësaj pjese, t'i përzgjidhni me më shumë kujdes ushqimet që konsumoni.

3. STIL I SHËNDETSHËM I JETESËS

Një gjë shumë e rëndësishme për reduktimin e fryrjes në pjesën e qafës dhe fytyrës, fryrje kjo që vjen si pasojë e yndyrës së tepërt, është stili i shëndetshëm i jetesës, mbi të gjitha shmangia e konsumimit të sodiumit dhe ushqimeve me sheqer.

4. BËJUNI MASAZH MOLLËZAVE!

Ekspertët pretendojnë që nëse punoni në reduktimin e mollëzave, mund të ndikoni në reduktimin e yndyrës në gjithë fytyrën. Andaj, nëse dëshironi ta bëni një gjë të tillë, bëjuni masazh mollëzave të faqeve.

5. Ushtrimet e qafës

Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm në reduktimin e yndyrës së grumbulluar në pjesën e qafës është ushtrimi i përditshëm i saj. Në fakt, ushtrimet që mund t'i aplikoni janë fare të lehta dhe aspak të lodhshme. E tëra që duhet të bëni është ta sillni qafën nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, si dhe të bëni lëvizje të lehta të kokës: para-prapa.  

(Kosova Sot Online)