Maska e lirë që ju jep dukje të freskët

  • 06 April 2020 - 08:24
Maska e lirë që ju jep dukje të freskët

P ërse të shpenzoni të holla në preparatet të shtrenjta të kozmetikës, kur vetë mund të kujdeseni me artikujt nga frigoriferi juaj. Banane, mjaltë, jogurt, të tharmë të bukës, qumësht dhe vaj ulliri janë disa nga ushqimet, të cilat nënat dhe gjyshet tona i kanë përdorur për kujdes ndaj lëkurës, sepse brenda tyre fshihen vitamina dhe minerale të shumta për kujdesin dhe freskimin e fytyrës.

Nëse dëshironi edhe ju një dukje të freskët sikurse yjet nga Hollivudi, ne ju paraqesim recetën shumë të thjeshtë, e që ka efekt maksimal.

PËRBËRËSIT: 2 lugë miell misri 1 të bardhë të vezës

PËRGATITJA: Përzieni mirë këta dy përbërës, e më pas e vëni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas masën e hiqni me kujdes nga fytyra me ndihmën e një peshqiri të butë e të pastër dhe me ujë të ftohtë. Vezët janë përbërës i shkëlqyeshëm për fytyrë, sepse ndikojnë në zbutjen e rrudhave dhe mbylljen e poreve.

(Kosova Sot Online)