Tri këshilla të thjeshta, që duhet t'i dijë secila femër

  • 07 April 2020 - 11:54
Tri këshilla të thjeshta, që duhet t'i dijë secila femër

Nëse keni shpresuar ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes dhe të mos kaloni shumë kohë para pasqyrës, duke u përgatitur, lexojini këshillat e mëposhtme dhe do t'ia thjeshtësoni vetes rutinën e bukurisë. 

1. PËRMIRËSOJENI LËKURËN GJATË NATËS!

Fillimisht duhet të mundoheni që ta përmirësoni lëkurën tuaj gjatë natës. Për ta bërë një gjë të tillë, para se të shkoni në shtrat pastrojeni lëkurën me krem, për t'i larguar qelizat e vdekura dhe trajtojeni me zbutës.

2. ZBUTNI BUZËT E THARA!

Buzët e thara, që shpeshherë çojnë në çarjen e tyre, dinë të jenë shumë të mërzitshme. Andaj, nëse mëtoni të çliroheni nga ky ankth, thjesht vendosni pak balsam buzësh në brushën e dhëmbëve dhe me të trajtojini buzët.

3. VETULLAT MË TË ERRËTA

Për të bërë që vetullat tuaja të duken më të errëta merrni krehrin e vetullave dhe endeni mbi "eyeliner" ose mbi hijezuesin e syve, që është për një apo dy nuanca më e mbylltë sesa ngjyra e vetullave tuaja. Përfundimisht, krihni vetullat me të njëjtin krehër.

(Kosova Sot Online)