Çantat janë qendra e stilmeve tuaja

  • 07 April 2020 - 17:29
Çantat janë qendra e stilmeve tuaja

Me siguri keni dëgjuar për brand-in ‘Jawii’ që dallon mes çdo firme tjetër që prodhon dhe operon në Shqipëri dhe Kosovë. Në qendër të krijimeve të saj janë çantat dhe aksesorët, por prodhimet e këtij brand-i nuk janë si gjithë të tjerat. Krijuesi i tij, Xhavit Novolani është një nga djemtë më me stil që mund t’ju ketë rënë rasti të shikoni dhe gjithë pasionin për të bukurën e ka derdhur në krijimet e tij. ‘Jawii’ bashkëpunon me artizanë profesionistë dhe çdo gjë që ofrojnë është një dhe e vetme, e personalizuar vetëm për ju. Një klient i këtij brand-i do të jetë i sigurt se nuk do ketë një person që ka një çantë apo aksesorë të njëjtë me të dhe këtu garantohet të qenurit unik në çdo aspekt. Në një intervistë për ‘RevistaWho.Com’, Xhavit ka rrëfyer gjithçka për trendet e fundit dhe për të rejat që ka sjellë sezoni i ri përsa i përket çantave dhe aksesorëve. Ndërsa në fund ju njohim me Xhavitin, si drejtuesi më ‘cool’, i cili flet për jetën jashtë punës, por pranë familjes. Ndërsa për djemtë, ka edhe një këshillë që me siguri do ju vlejë shumë.

Çantat janë qendra e stilmeve tuaja. Na tregoni pak për koleksionin e ri që keni vendosur të sillni për sezonin e ardhshëm, përkatësisht atë të 2020-ës?

Çantat ‘JAWII’ në 2020-ën do jenë të shumëllojshme, por gjithmonë në edicion të limituar. Do ketë një mix të trendeve të vjetra dhe të reja me qëllim që të jemi sa më gjithëpërfshirës në mënyrë që secila femër, e çfarëdo moshe të gjejë veten tek koleksioni ynë.

Në fakt do kemi forma unike që do jenë të mëdha, minimaliste si dhe çanta beli. Nuk do mungojë çantat e shpinës si një nga ‘Must Have’ të viteve të fundit. Ashtu si edhe këtë vit, lëkura që do jetë shumë në modë dhe në 2020-ën është lëkura e gjarprit dhe e krokodilit e procesuar si dhe lëkura me printime.

(Kosova Sot Online)