Mënyra më e lehtë që t’i pastroni tepsitë e shkrumbuara: Njollat më nuk do të jenë problem

  • 08 prill 2020 - 09:16
Mënyra më e lehtë që t’i pastroni tepsitë e shkrumbuara: Njollat më nuk do të jenë problem

Kur nuk i pastroni shpesh shtresat e yndyrës në tepsi dhe ushqimi forcohet edhe pastaj është e pamundshme të pastrohen

Atëherë po ju tregojmë që ekziston një truk shtëpiak, i cili edhe yndyrat më kokëforta do t’i eliminojë.

Qe se çfarë është e nevojshme të bëni.

Qitni kripë sipër gjithë sipërfaqes së tepsisë dhe nxehni furrën në 50 gradë Celsius.

Tepsinë, sipër së cilës keni qitur kripë, futeni në furrë dhe lëreni derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Kur ta nxirrni tepsinë nga furra me lëvizje të lehta me garuzhdë gërryeni kripën.

Do të shihni që çdo gjë do të jetë e lehtë, ndërsa kur ta pastroni tepsinë, lajeni me detergjent.

Nuk do të besoni se si eliminohen lehtë yndyrat të cilat, në të kundërtën, do të detyroheni t’i gërryeni dhe ta dëmtoni tepsinë.

Të njëjtin truk mund ta përdorni edhe me tiganët e ndotur – vetëm në vend që t’i fusni në furrë, nxehni në zjarr mesatar. 

(Kosova Sot Online)