Karantina vendosi trendin flokëve për këtë verë dhe këtë e konfirmoi stilisti i njohur

  • 29 April 2020 - 18:27
Karantina vendosi trendin flokëve për këtë verë dhe këtë e konfirmoi stilisti i njohur

Një ndër gjërat që na mungon më shumë në karantinë është kujdesi ndaj vetes nëpër qendra estetike.

Shumica e vajzave ndjejnë nevojën e menjëhershme për të bërë thonjtë ose për të lyer flokët pasi rrënja e tyra ka dalë mjaftueshëm.

Por pikërisht në këto momente ku mendon se asgjë nuk mund të shkojë më keq, më në fund vjen një lajm i mirë nga specialistët e bukurisë duke na thënë pikërisht atë që duam të dëgjojmë. “Mos u shqetësoni për rrënjën e palyer sepse ky do të jetë trendi i radhës!”

Sipas revistës “Glamour”, stilisti i njohur i flokëve Jack Baxter sugjeron që të lemë rrënjën e flokëve të bëj punën e saj. Ai theksoi se rikthimi tek rrënja e flokëve të palyer do të jetë trendi për këtë verë.

Pra trendi i flokëve për verën e këtij viti do të jetë duke mbajtur rrënjën natyrale. Tingëllon bukur apo jo?

Image

(Kosova Sot Online)