Përshtateni grimin tuaj me kushtet e reja atmosferike

  • 15 maj 2020 - 07:05
Përshtateni grimin tuaj me kushtet e reja atmosferike

Përshtateni grimin tuaj me kushtet e reja atmosferike dhe parandalojeni shkrirjen e grimit në fytyrë

1. Kremrat ushqyese janë bazë e keqe për cilindo grim në temperatura të larta, sepse një pjesë e tyre do të mbetet në sipërfaqe të fytyrës duke mos u thithur në tërësi. Formulat fluide funksionojnë më mirë nën grim.

2. Nëse nuk mund ta shmangni pudrën, zgjidheni një që është më afatgjatë që në ambalazh ka të shkruar "longlasting". Ky lloj i pudrës ka teksturë pa shkëlqim dhe përshtatet më mirë në fytyrë sesa versionet hidratuese, të cila rrëshqasin lehtë nga ajo. Logjikën e njëjtë aplikojeni edhe gjatë përdorimit të korrektuesit.

3. Zonës T sipas nevojës ia reduktoni shkëlqimin me pudër transparente në formë pluhuri. Shmangni pudrat me shumë ngjyrë të cilat fytyrës suaj ka gjasa t'i japin dukje të dukshme të pluhurosur.

4. Nëse përdorni hije për sy, atëherë le të jenë të ashtuquajtura hije "longlasting" në formë kremi. Sërish, rregulli që vlen për secilin grim veror është se më pak do të thotë më shumë. Përdorni ngjyra më të ndritshme verore.

5. Eyelineri, lapsi dhe maskara le të jenë në versione rezistuese ndaj ujit.

6. Nëse përdorni bronzues, zgjidheni formulën në formë guri sepse është shumë më lehtë të aplikohet në fytyrë, e do të ketë tendencë më të vogël që të rrëshqasë nga fytyra sesa produktet në formë kremi.

7. Lëkura normale dhe e tharë do të duket më e freskët me bojëkuq në formë kremi, sepse produktet në formë pluhuri në fytyrë ndikojnë në mënyrë jo të mirë. Zgjidhni versionet me më shumë pigmente të cilat do të mund t'i aplikoni në sasi më të ulëta për një efekt më të dukshëm në fytyrë.

(Kosova Sot Online)