Grimi që u shkon për shtati biondeve, zeshkaneve dhe bruneve

  • 17 maj 2020 - 08:51
Grimi që u shkon për shtati biondeve, zeshkaneve dhe bruneve

Për ta theksuar dukjen, atë më të mirën në fytyrë, duke e bërë sa më të freskët lëkurën. Përmes grimit fshehim mungesat, rregullojmë ato që nuk bën të duken, e qëllimi përfundimtar është të ndihemi të lumtur në lëkurën tonë

BIONDINAT

Biondinat më së shpeshti kanë ten porcelani, flokë dhe sy të ndritshëm. Sugjerohet përdorimi i toneve të ndritshme dhe nuancave sa më neutrale. Përdorni hijet e argjendta, e të hirta. Detyrimisht lapsin e përdorni në shtresa të holla. Provoni maskarën në ngjyrë të kaltër. Bojëkuqin duhet ta vendosni me lëvizje të buta. Zgjidhni nuanca të pjeshkës apo rozë.

BRUNET

Juve ju përshtatet pothuajse gjithçka. Lirisht vendosni grim të fortë për dalje natën. Gjatë ditës vendosni shtresë të pasur me hije të arta, të gjelbra dhe vjollcë. Pudrën e vendosni në mënyrë të barabartë nëpër fytyrë dhe qafë.

ZESHKANET

Zeshkanet duhet pasur kujdes, varësisht a kanë çehre të errët apo më të ndritshme. Nëse jeni tip me flokë të ndritshme, gjithsesi ju sugjerojmë grim mesatar, natyral. Buzëkuqin përdoreni me ngjyrë koralesh, vjollcë, të kuq të mbylltë. Mos provoni të eksperimentoni me një dukje "vampirësh".


(Kosova Sot Online)