Mëso çfarë të ndodh në të vërtetë nëse fle me make-up

  • 15 May 2020 - 14:00
Mëso çfarë të ndodh në të vërtetë nëse fle me make-up

Ndonjëherë na ndodh të gjithave që të flemë pa hequr grimin për shkak të lodhjes, mungesës së kohës apo ngarkesës në punë. Nuk është aspak një gjë e mirë sepse nëse flini duke pasur fytyrën me grim, do të keni efekte anësore dhe këto janë disa prej tyre:

Irritim dhe infektim të syve

Dermatologia Dr. Joel Sclessinger ka thënë: “Neglizhenca ndaj heqjes së makijazhit nga sytë mund të shkaktojë tharje, skuqje, irritim dhe infeksion te sytë”.

Rrudha

Nëse flini me make-up do të ketë më shumë mundësi që të keni një fytyrë me rudha dhe një lëkurë që plaket më shpejt, sipas Dr. James C. Marotta.

Puçrra

Kjo mund të duket shumë tipike, por mosheqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave.

Lëkurë të thatë

Sipas Dr. Dennis Gross, mbetja e makijazhit në fytyrë gjatë natës mund të krijojë një barrierë që ndalon hyrjen e përbërësve të nevojshëm në sipërfaqen e lëkurës.

Dëmtim të qepallës së syrit

Nuk është habi sepse fjetja kur sytë janë me laps të zi dhe me maskarë nënkupton bllokimin e pjesës së lëkurës afër qerpikëve dhe si rrjedhojë syri infektohet.

Prishje të qerpikëve

Mbajtja e maskarës edhe gjatë natës shkakton prishje dhe dobësim të qerpikëve.

Buzë të plasaritura

Fjetja në çfarëdolloj buzëkuqi shkakton tharjen dhe plasaritjen e buzëve, sipas Dr. Jeannette Graf.

(Kosova Sot Online)