
Harroni këtë verë mini-fustanet dhe ata të gjatë

Fustanet "Midi", apo të mesme, ishin sinonim për romantikën, por këtë verë janë hit i vërtetë. Prandaj, harroni fustanet e gjata dhe tepër të shkurtë dhe përcaktohuni për masën mesatare dhe do të dukeni shumë shik. Dhe mos u brengosni, ky model nuk ju përshtatet vetëm femrave të gjata, me këmbë të gjata. Me rëndësi është vetëm të respektoni disa rregulla të modës, këshillojnë stilistët. Një fustan me gjatësi të tillë duhet ta kombinoni me një veshje tjetër të ngjitur për trupi, përderisa një bluzë e shkurtër, një bluzë që e thekson stomakun apo edhe një xhaketë e shkurtë, janë zgjedhje e përsosur.
Nëse fustanin e kombinoni me një këmishë prej mëndafshit, do të ishte mirë ta fusnit përfundi fustanit dhe ta shtrëngoni me një rrip të gjerë. Me një fustan të tillë dhe një bluzë të ngushtë, stilistët sugjerojnë që këpucët të jenë me ngjyrë bezhë, pasi që kjo ngjyrë vetëm sa i zgjat këmbët në mënyrë vizuale. Zonjat e gjata dhe vitale mund të mbathin edhe atlete apo diçka të rrafshët. Për sa ju përket detajeve, për këtë fustan romantik, mirë përshtaten edhe modelet si çamtat e vogla me ngjyra të ndryshme dhe kapelat.
(Kosova Sot Online)