Për çdo problem estetik dhe kozmetik ekzistojnë një varg zgjedhjesh

  • 31 May 2020 - 08:29
Për çdo problem estetik dhe kozmetik ekzistojnë një varg zgjedhjesh

Për çdo problem estetik dhe kozmetik ekzistojnë një varg zgjedhjesh në formë të preparateve të ndryshme kozmetike, por nuk është e tepërt ta dimë edhe ndonjë këshillë të bukurisë 1. Përdoreni mjaltin në vend të maskës për fytyrë. Mjalti ka një veprim të fuqishëm antibakterial dhe është i dobishëm për ata që kanë akne dhe puçrra.

Lyejeni fytyrën me mjaltë dhe lëreni që të qëndrojë për 10 minuta. Më pas shpëlajeni atë me ujë të vakët. 2. Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës. Përziejeni atë me pastë të dhëmbëve. 3. Në vend të shkumës për rrojë përdoreni edhe regjeneruesin për flokë. Ai e hidraton lëkurën dhe i bën qimet më të buta, kështu që depilimi është më i lehtë.

4. Përtërini thonjtë me lëng limoni. Nëse në thonj keni njolla të këqija nga vendosja tepër e shpeshtë e llakut, atëherë fërkoni ata me limon. 5. Përdoreni portokallin për zbutjen e lëkurës në bërryla dhe thembra, si dhe për piling të tërë trupit. Thartira dhe vitamina C që gjenden në portokaj, janë të mrekullueshëm për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe për përtëritjen e saj. Thjesht ndajeni portokallin përgjysmë dhe fërkojeni lëkurën. 6. Disa preparate kozmetike duhet t'i ruani në frigorifer, si: llakun e thonjve, lapsat e syve, "eyelinerë"-ët dhe buzëkuqtë. Ato do të qëndrojnë më gjatë dhe do të jenë më kualitativë. 

(Kosova Sot Online)