Të dobishme apo të dëmshme? Ja çfarë thonë projektuesit e reçipetave për mbajtjen e tyre

  • 29 maj 2020 - 22:31
Të dobishme apo të dëmshme? Ja çfarë thonë projektuesit e reçipetave për mbajtjen e tyre

Për të kuptuar sesi recipetat ndikojnë tek gjinjtë dhe a duhen përdorur, është e rëndësishme të kuptoni se si u krijuan në radhë të parë. Sipas ndërmarrjes së veshjeve me qendër në Amsterdam, Hunkemöller, reçipetat mund të datojnë që nga lashtësia, kur gratë mbanin një rrip të ngjashëm me korse, që shtypte gjoksin e zhveshur.

Modeli i parë modern u shpik në vitin 1889 nga francezi Herminie Cadolle vendosi ta ndajë korsenë në dy pjesë, duke i vendosur edhe dy rripat që përdoren edhe sot.

Pastaj, më 1913, Mary Phelps Jacob përsosi këto modele duke krijuar llojin e sytjenave që shohim edhe sot në treg.

Por ndërsa këto risi me kalimin e kohës u krijuan për të mbajtur gjoksin të ngritur dhe për të krijuar një dekolte të bukur, askund nuk thuhet se ato janë krijuar për të parandaluar varjen ose rënien e gjinjve.

Dr. Mary Jane Minkin, një profesor klinik i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Yale, është shprehur se nuk ka prova që reçipetat parandalojnë rënien. Gjithashtu ai thekson se miti se sytjenat në shtrat ndihmojnë për të mbajtur gjoksin në formë nuk është aspak për t’u marrë në konsideratë.

Laura Tempesta, themeluese e Bravolution, në një dokumentarë në lidhje me reçipetat thotë se nuk kemi një provë që thotë se reçipetat tonifikojnë gjinjtë: “Ne nuk kemi asnjë provë që sytjenat mund të parandalojë lëkundjen dhe rënien, sepse gjoksi në vetvete nuk është një muskul, kështu që mbajtja e tonifikuar është një pamundësi. ”

“Gjinjtë e ngritur konsiderohen tërheqës në kulturën tonë, dhe kjo është arsyeja pse veshja e reçipetave është një zhvillim kulturor” thotë Tempesta.

Gjithashtu ajo shton se “Ka shumë studime shkencore që tregojnë nevojën për të veshur sytjena sportive gjatë aktivitetit atletik.”

Një studim i tillë nga Profesor Joanna Wakefield-Scurr i Universitetit të Portsmouth zbuloi se gjinjtë mund të kërcejnë deri në 21 centimetër (rreth tetë inç) gjatë stërvitjes. Ky kërcim rezulton të shkaktojë dhimbje të gjirit në 50% të grave, pavarësisht nëse kanë një numër të madh ose të vogël.

Për disa gra, veshja e reçipetave shkakton dhimbje në shpinë, qafë ose gjoks.

Një studim i vitit 2000 i botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, zbulon se presioni i shkaktuar nga veshja e reçipetave mund të jetë aq e mprehtë sa të mund të prishë ciklin tuaj të gjumit: “Është thelbësore që gjinjtë të pushojnë në mënyrë të duhur për të qëndruar të shëndetshëm,” thotë Heidi Lehmann, projektues reçipetash.

Një studim i vitit 2008 zbuloi se 70% e grave veshin reçipeta që janë shumë të vogla për to.”Nëse vishni sytjena, mundohuni që ato të jenë të lirshme dhe pa tela”, thotë lehmann.

“Ka shumë hulumtime që thotë se veshja e sutjenave për një kohë të gjatë nuk është e mirë”, thotë Helena Kaylin, themeluese e kompanisë MINDD Bra.

Gjithashtu thuhet se qëndrimi në shtëpi pa reçipeta është jo vetëm rehati, por edhe i shëndetshëm. Dhimbja e shpinës nga reçipetat është e ndryshme nga personi në person, por ekspertët këshillojnë që kjo dhimbje të mos neglizhohet dhe përmes ekspertëve të fushës të gjenden reçipetat e duhura.

Ndoshta është kohë që të kuptojmë se përdorimi i reçipetave nuk është i nevojshëm 24 orë, përkundrazi të qendruarit pa sytjena është diçka që vlen të merret në konsideratë në planin afatgjatë./Health.com

(Kosova Sot Online)