Pesë trajtime të thjeshta për flokë që rriten më shpejt

  • 02 June 2020 - 15:19
Pesë trajtime të thjeshta për flokë që rriten më shpejt

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e secilës femër dhe pothuajse të gjitha femrat dëshirojnë të kenë flokë të gjatë e të shëndoshë. Fundja, flokët përbëjnë një pjesë shumë të dukshme, andaj, nëse edhe ju dëshironi të keni flokë të gjatë e të shëndoshë, ndiqni këshillat e mëposhtme për trajtimin e flokëve.

1. ALOE VERA

Kjo bimë magjike është një mrekulli e natyrës. Aloe Vera është një produkt shumë i rëndësishëm për trajtimin e flokëve. Mirëpo, përveç trajtimit të zbokthit, gjë për të cilën tashmë e dinë pothuajse të gjithë, aloe vera ndihmon edhe në rritjen e flokëve. Konsumimi i lëngut të aloe verës, gjysmë ore para secilit ushqim, ndihmon në rritjen e flokëve të shëndoshë. Për më tepër, ju mund ta përdorni aloe verën edhe për t'i bërë masazh kokës suaj. Për shkak të vetive antibakteriale që ka, aloe vera parandalon çdo lloj pezmatimi, që mund ta godet lëkurën e kokës suaj.

2. MASAZHI I KOKËS

Masazhi i lëkurës së kokës me vajra të ngrohta jo vetëm që ndikon në përmirësimin e shëndetit të flokëve, mirëpo ndikon edhe në rregullimin e qarkullimit të gjakut në këtë pjesë. Për më tepër, masazhi ndihmon edhe në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Merrni pak vaj kokosi dhe nxeheni pak. Pastaj, merrni një topth pambuku dhe trajtojeni lëkurën me pambukun, që paraprakisht e zhysni në vaj. Lëreni vajin në kontakt me lëkurën e kokës për të paktën një orë, para se t'i bëni masazh dhe ta pastroni.

3. VAJI 'JOJOBA'

Ky lloj vaji është një lloj dylli i lëngët, që vepron si stimulues, duke parandaluar tharjen e lëkurës së kokës. Këto cilësi të vajit parandalojnë shfaqjen e shenjave të brishtësisë në lëkurën e kokës. E, kur flokët janë më të fortë e më pak të brishtë, automatikisht parandalohet rënia e flokëve. Për më tepër, ky lloj vaji ndihmon edhe në pastrimin e poreve, duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme flokëve për t'u zhvilluar. Për rezultate më të mira, aplikojeni vajin 'jojoba' dhe lëreni të qëndrojë përgjatë gjithë natës. Të nesërmen, pastrojini flokët siç bëni zakonisht.

4. VAJI I KOKOSIT/QUMËSHTI

Vaji i kokosit ka gjetur një përdorim të gjerë në trajtimin e flokëve. Pasi që, ky lloj vaji, nëpërmjet futjes në qime të flokëve, stimulon rritjen e tyre. Andaj, bëjini masazh lëkurës së kokës me vaj ose qumësht kokosi. Lëreni vajin ose qumështin e kokosit në kontakt me lëkurën për 6 deri në 8 orë, para se t'i pastroni flokët, siç bëni zakonisht.

5. USHQEHUNI SHËNDETSHËM

Një gjë shumë e rëndësishme në rutinën tuaj për kujdes ndaj flokëve është edhe mënyra se si ushqeheni. Ushqimi i shëndetshëm jo vetëm që ndikon në përmirësimin e kualitetit të flokëve, mirëpo ndikon edhe në rritjen më të shpejt të tyre. Përfshini sasi të madhe të proteinave dhe vitaminave në dietën tuaj. Sigurohuni që konsumoni mjaftueshëm vezë, mish pule, djathë, perime të gjelbra, karota, molla, lëng portokalli dhe mango. Humbja e flokëve është një proces që ndikon negativisht në vetëbesim, duke bërë që shumë njerëz edhe të izolohen nga shoqëria, andaj, është shumë e rëndësishme të mundoheni ta parandaloni një ndjenjë të tillë, duke u ushqyer shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)