Tushi sipas formës së syve: Cila linjë në kapakun e syve më së miri ju përshtatet

  • 04 June 2020 - 07:29
Tushi sipas formës së syve: Cila linjë në kapakun e syve më së miri ju përshtatet

Tushi për sy është mënyra më e lehtë e theksimit të syve dhe vënies së grimit. Pos se është mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë, tushi është aleat në theksimin e përparësive dhe në fshehjen e mangësive në fytyrë. Zbuloni formën e syve tuaj dhe kuptojeni si do të duhej të dukej linja e tushit në kapakët tuaj

SYTË NË FORMË BADEMI

Një formës si kjo të syve i përshtatet pothuajse secila linjë e tushit. Qoftë linja e trashë dhe e theksuar, apo ajo e stilizuar nga gjysma e syrit, nuk do të gaboni. Pikërisht për këtë, lozni me tush dhe kombinoni dukjet për natën dhe ditën.

SYTË E PIKËLLUAR

Sytë, fundi i të cilëve është paksa i lëshuar në mënyrë të përsosur ju përgjigjet linja e tushit, e cila fillon para mesit të syve derisa kah fundi sa vjen e zgjerohet. Pjesa e brendshme apo fillimi i syrit do të duhej të mbetet pa dush, e mund ta theksoni edhe me pak hije të ndritshme. Tushin në fundin e syrit e vizatoni drejt vetullave, në mënyrë që linja të ngrihej dhe të theksohet.

SYTË E RRUMBULLAKËT

Sytë e rrumbullakët, do t'i theksonte dhe do t'i zgjaste pak, duke ju dhënë formën e syve në formë bademi. Këtë mund ta bëni përmes linjës së trashë kah fundi i vetullave, për rreth gjysmë centimetër. Linja e tushit nga fillimi i syrit duhet të jetë e hollë dhe që në 3/4 e syrit do të duhej të zgjerohej.

SYTË E AFRUAR ME NJËRI-TJETRIN

Te kjo formë e syve përmes linjës së dushit në mënyrë vizuale duhet t'i largoni ata. Këtë mund ta bëni me linjën e plotë të syve, e cila në pjesën e brendshme të syrit është më e hollë dhe vazhdon të zgjerohet te përfundimi i syve. Pjesa e fundit (bishti i linjës) krijon efekt të fortë dhe lirisht mund ta zgjeroni. 

(Kosova Sot Online)