Çfarë duhet të bësh që depilimi të zgjasë për ditë me radhë

  • 09 June 2020 - 15:48
Çfarë duhet të bësh që depilimi të zgjasë për ditë me radhë

Problemet me lëkurën, alergjitë ose qoftë dhe mania për të kursyer ndalojnë shumë vajza t’i drejtohen një metode klasike për eliminimin e qimeve në trup.

Të gjithë dimë të depilohemi, por nuk dimë nëse po e bëjmë siç duhet apo jo. Kur 4 ditë pas depilimit shihni qimet e para në horizont, dita nuk ecën dhe aq mirë, por prisni.

Qimeve nuk mund t’ju fshiheni dot por PO, ekzistojnë disa hile të vogla që do t’ju ndihmojnë ta shtyni për disa ditë më tutje procesin e depilimit.

Në këtë artikull jemi fokusuar te depilimi me brisk, ose siç ndryshe njihet në gjuhën tonë, rruajtjen.

Brisku nuk i shkul qimet me rrënjë, por vetëm i pret ato duke bërë që këto të fundit të dalin edhe më të errëta edhe më të forta dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.

Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe do të gjeni menjëherë zgjidhje:

Masazhoni (në trajtën e rrathëve, lëvizjeve ciklike) lëkurën me një scrub me përqindje të lartë kripe një ditë para se të depiloheni për të larguar qelizat e vdekura, poshtë të cilave fshihen shumë qime.

Bëni një dush për të mundësuar largimin e vajrave natyrale të trupit dhe hidratimin e qimes, çfarë e bën 60% më të thjeshtë për ta hequr.

Sugjerohet që larja të mos zgjasë më shumë se 2- 3 minuta, përndryshe uji nis dhe e rrudh lëkurën duke mos dhënë rezultatet e dëshiruara gjatë depilimit.

(Kosova Sot Online)