Përdorimi i kafesë në rutinën e bukurisë tuaj

  • A.P /
  • 29 korrik 2020 - 15:52
Përdorimi i kafesë në rutinën e bukurisë tuaj

Përveç faktit që nuk mund ta nisim asnjë ditë pa e pirë një filxhan kafe, gjë që e bën atë një produkt shumë të rëndësishëm për ne, kafja tashmë ka gjetur përdorim të gjerë edhe në rutinën e bukurisë, meqë mund të përdoret në mënyra të ndryshme

ELIMINONI ËNJTJET PËRRETH SYVE

Edhe nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm në natën paraprake, nuk keni nevojë që të ekspozoheni me fytyrë të fryrë, meqë kafja, përveçqë ua këndellë trurin, ju ndihmon që të dukeni më bukur. Thjesht, vendosni pak kafe në pjesën përreth syve dhe lëreni në kontakt me lëkurën për rreth njëzet minuta, para se ta pastroni fytyrën.

REDUKTOJENI CELULITIN

Pa marrë parasysh se sa shumë ushtroni, celuliti është i pashmangshëm, për pothuajse të gjitha femrat. E, një ilaç shumë i mirë për reduktimin e celulitit është pikërisht kafja, të cilën, në formë të bluar, duhet ta përdorni për t'i bërë masazh lëkurës së prekur nga celuliti. Masazhi bashkë me kafenë përmirëson qarkullimin e gjakut në trup, duke përmirësuar kështu dukjen e lëkurës suaj. TRAJTIMI I FLOKËVE Femrat me flokë të zinj mund ta përziejnë një lugë çaji kafe të bluar me sasi të njëjtë të balsamit dhe me të t'i trajtojnë flokët. Kjo gjë bën që flokët e tyre të zbuten dhe ta forcojnë ngjyrën e tyre.

SHTOJANI SHKËLQIMIN LËKURËS SUAJ

Përzieni dy lugë gjelle jogurt organik me një lugë gjelle kafe të bluar dhe përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vetë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, para se ta pastroni fytyrën. Kafeina, që gjendet në kafe, stimulon qarkullimin e gjakut, duke ju ndihmuar që të fitoni lëkurë me më shumë shkëlqim.

TRAJTIMI I LËKURËS SË KOKËS

Trajtimi i lëkurës së kokës është shumë i rëndësishëm, sidomos nëse misioni juaj është që t'i shmangni qelizat e vdekura të lëkurës. Thjesht, aplikoni 80 gramë kafe të bluar në lëkurën e lagët të kokës, bëjini masazh për gjashtëdhjetë sekonda dhe përfundimisht pastrojeni kokën, siç bëni zakonisht. 

(Kosova Sot Online)