Trendët e grimit për vjeshtën

  • E.K /
  • 03 korrik 2020 - 15:17
Trendët e grimit për vjeshtën

DUKJA NATYRALE

Grimi bën mrekulli dhe femrat e thjeshta i shndërron në bukuroshe të vërteta. Megjithatë, nganjëherë nuk ka gjë më të bukur se të shikohet një femër pa shumë grim, me dukje natyrale. Dukja natyrale në fakt është një ndër trendët e pranuar nga shumë disenjatorë. Përdorimi minimal i grimit dhe dukja natyrale është një trend i cili ndiqet gjithmonë me dëshirë. Por, duhet ta dini se ky trend kërkon lëkurë të pastër dhe të kujdesur.

SYTË SI TË MACES

Dukja e syve si të maces do të jetë shumë e popullarizuar në sezoni e ftohtë, ndërsa do të preferohet nga të gjitha femrat që dëshirojnë të dallohen me dukjen e tyre. Këtë dukje në pistat e modës e kanë prezantuar edhe shumë shtëpi të modës siç janë 'Narciso Rodriguez', 'Versace', 'Max Mara' dhe 'Chanel'.

NUANCAT E NGJYRËS PËR BUZË

Kur bëhet fjalë për buzët, këtë vjeshtë ato gjithsesi do të jenë të theksuara. Cilëndo nuancë të ngjyrës së kuqe ta zgjidhni, nuk do të gaboni. Përveç të kuqes, do të përdoren edhe ngjyrat me nuanca të pemëve me kokrra të kuqe të cilat do të jenë hit në sezonin e ardhshëm. Do të përdoret edhe ngjyra e zezë për buzë në stilin gotik, por edhe nuancat e ngjyrës së lëkurës të cilat do të pranohen nga shumë femra që nuk preferojnë grim të theksuar.

VETULLAT DJALOSHARE

Një ndër trendët e vjeshtës që kemi pasur rastin ta shohim në pista shtënë fakt ai për të cilin flitet më së paku. Bëhet fjalë për vetullat djaloshare të cilat janë parë te shumë modele. Së paku një modele me vetulla më të trasha është parë pothuajse në secilin koleksion. Përveç trendëve të përmendur që kemi ndarë sepse janë më të popullarizuarit, këtë vjeshtë do të përdoren edhe xhinglat në sy në vend të hijes, ngjyra e zezë për buzë, hija e kaltër, shkëlqimi për buzë dhe shumë të tjera. Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për grimin, na pret një vjeshtë interesante dhe e gjithanshme.

(Kosova Sot Online)