Trendët e bukurisë që u panë në 'mtv video Music Awards

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 15:04
Trendët e bukurisë që u panë në 'mtv video Music Awards

CHRISSY TEIGEN

Gjithmonë kur Chrissy Teigen merr pjesë në një ceremoni të tillë, dihet që ajo do të sjellë diçka të re e të bukur dhe mbrëmja e së dielës nuk ka bërë përjashtim. Stili topuz i çrregullt, i punuar në mënyrë të përkryer, ia ka theksuar mollëzat e sa unike, duke bërë që Chrissy të duket shumë bukur në këtë ceremoni.

MILEY CYRUS

Miley Cyrus është përkujdesur që ta sjellë një trend të fuqishëm në ceremoninë e 'MTV Video Music Awards', kur është shfaqur me një stil unik, duke kombinuar buzët me ngjyrë portokalli, me 'liner' me ngjyrë të kaltër të ndezur dhe një stil të pazakontë bishtkali.

SELENA GOMEZ

Selena Gomez nuk kishte shkuar në ekstrem, duke u paraqitur me një stil të thjeshtë të flokëve. Ajo kishte vendosur që flokët e saj të gjatë t'i përdorte për ta krijuar stilin e valëzuar të flokëve, derisa as grimi nuk ka qenë aq i ngarkuar duke ia dhënë kanadezes një dukje të përkryer, pothuajse krejtësisht natyrale.

HAILEE STEINFELD

Njëri nga trendët më të rinj të këtij sezoni duket se është stili i syve 'smokey', me theks të veçantë në qendër të kapakëve të syve. Këtë e ka dëshmuar edhe paraqitja Hailee Steinfeld-it, që e kishte zhvendosur gjithë vëmendjen në pjesën e syve duke u shfaqur me buzë ngjyrë bezhe.

RITA ORA

Njëra nga sensacionet e mbrëmjes, pa dyshim ka qenë edhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, e cila në qilimin e kuq të kësaj ceremonie është shfaqur me një stil të përkryer bishtkali, të cilin e kishte kombinuar me grimin e syve 'smokey' me skaje të definuara. Duke dashur që e gjithë vëmendja të ishte tek sytë e saj, ajo kishte përdorur buzëkuq me ngjyrë bezhe.

TAYLOR SWIFT

Ëmbëlsira për fund! Taylor Swift, përveçqë u nda shumë mirë nga ceremonia e sivjetmë e 'MTV Video Music Awards', duke rrëmbyer disa çmime, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor, ajo ka lënë mbresa edhe me dukjen e saj unike. Gjëja që ka rënë më së shumti ka qenë kombinimi i 'eyeliner'-it të kaltër, me sytë e saj me këtë ngjyrë. Ajo, nëpërmjet këtij 'eyeliner'-i kishte arritur ta krijonte grimin e syve të syve sikur të maces.

(Kosova Sot Online)