Kuizi që fiksoi internetin: A e gjeni dot kodin që hap çelësin?

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:19
Kuizi që fiksoi internetin: A e gjeni dot kodin që hap çelësin?

Aty nga fundi i marsit, @EriNeeman postoi këtë foto në Twitter dhe si shumë gjëra në internet – edhe ky kuiz “i thjeshtë” u përhap në formën e valëve dhe mbërriti edhe te ne

Referuar postimeve online, ushtrimi ka fiksuar jo pak njerëzit, pasi duket i vështirë, por kërkon vetëm pak përqëndrim.

Ushtrimi:

682: Një numër është i saktë dhe në vendin e vet.
614: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar.
206: Dy numra janë të saktë, por të dy janë në vendin e gabuar.
738: Të gjithë numrat janë të gabuar.
380: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar.

Ndonjë ide?

Zgjidhja hap pas hapi:

Hapi 1 – “738: Të gjithë numrat janë të gabuar”
E fillojmë me këtë kod, që na jep më shumë të dhëna. Pra 7,3,8 përjashtohen. .

Hapi 2 – “380: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar”
E dimë që 3 dhe 8 janë të gabuar, që e bën 0 shifrën e duhur. Por 0 është në vendin e gabuar, pra duhet të jetë në vendin e parë ose të dytë.

Hapi 3 – “206: Dy numra janë të saktë, por të dy janë në vendin e gabuar”
E dimë që 0 është i saktë, pra ngelet 2 ose 6 numri tjetër i saktë. Duke qenë se thotë që të dy numrat janë në vendin e gabuar, tashmë e dimë që 0 s’mund të jetë në vendin e dytë. Pra është në të parin.

Shifra e parë u zgjidh: 0[x][x]

Hapi 4 – “682: Një numër është i saktë dhe në vendin e vet”
Këtu, 6 vendoset në vendin e parë, për të cilin e dimë tashmë që i takon 0. Pra, numri 6 është i gabuar. Automatikisht 2 është i saktë (sepse 8 u përjashtua te hapi i parë).

Pra deri tani kodi është 0[x]2

Hapi i 5 – “614: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar”
Numri 6 përjashtohet dhe na mbeten vetëm 1 dhe 4. Numri 4 ndodhet në vendin e numrit 2. Pra 4 është e sakta, por në vendin e gabuar.

Kodi përfundimtar: 042

(Kosova Sot Online)