Trendët e ngjyrave për vjeshtë/dimër

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 15:26
Trendët e ngjyrave për vjeshtë/dimër

Kontrasti, ngjyrat, ngjyrat e përhershme si ajo e zeza dhe shumë të tjera, janë ngjyrat që do ta shënojnë sezonin e ardhshëm. Këta janë trendët që janë marrë nga Milano, Nju-Jorku, Parisi dhe Londra.

E GJELBËR E ULLINJTË

Ngjyra që të kujton në stilin e ushtarit dhe që anon kah ajo ezmere, këtë sezon vishet në të gjitha variantet. E sofistikuar dhe shik, ngjyra me tone të dheut mund të kombinohet me nuancat e tjera. Këtë vit sidomos e thekson "Ellie Saab", që vjen me kombinime të shalleve, dorezave, kombinezone, çizme dhe çantat. Asaj i janë bashkuar Tom Ford, Jason Wu, Roland Mouret.

NUANCAT E HIRTA

Edhe pse lë përshtypjen e ditëve të errëta, të ftohta, ngjyra e hirtë di të jetë e bukur dhe të duket bukur. Në nuanca të gjitha llojet e nuancave, kjo është ngjyra që thekson forcën e brendshme dhe ju përshtatet shumicës së femrave. Këtë e kanë vërtetuar: Nicole Miller, Michael Kors, Proenza Schouler, Stella McCartney, Marco de Vincenzo.

NGJYRA E DETIT

Elegante dhe e hijshme! Kjo është ajo që mund të themi për veshjet në këtë ngjyrë. Këto janë nuancat e ngjyrës së detit në kombinim me ato të gjelbrat. Këtë sezon është shumë popullore te: Ellie Saab, Monique Lhuillier, Michaela Kors, Daniela Silverstein, Temperley London dhe të tjerët.

E VERDHË OKËR

Nuk bëhet për të verdhën e pastër, atë si dielli, por për një nuancë më të mbyllur. Edhe pse duket e ftohtë, në fakt tërheq shumë emocione të mira. Me të theksohen shumë koleksione dhe kombinime për sezonin vjeshtë/dimër 2015. Kreatorët më të njohur botërorë dhe ata që e pasojnë këtë ngjyrë janë: John Galliano, Christian Dior, Victoria Beckham.

'MARSALA'

Ngjyra më popullore për vitin 2015, nuancat e errëta të kuqe-kafe, 'Marsala', është shumë interesante dhe tërheqëse për ta veshur. Lë hapësirë të mjaftueshme për kombinim me ngjyrat e tjera dhe për të eksperimentuar. Definon të qenit të sofistikuar, e njëkohësisht thekson famën dhe luksin. Është popullore te shumë disenjatorë botërorë, si: Tommy Hilfiger, Tory Burch, Emilio Pucci, Roland Mouret, Rebecca Minkoff, Zimmermann.

E KALTËR E ERRËT

E kaltra e errët në nuanca që tërheq kah e zeza mund të duket shumë sofistikuese dhe e hijshme. Shikoni koleksionet e Marc Jacobs, Chanel, Ninna Ricci, Tory Burch, Barbara Bui, Tibi dhe të tjerët.

PORTOKALL, PORTOKALL 

Kjo është ngjyra që ofron optimizëm, lehtësim dhe diskonim të mirë. Kjo ngjyrë rinore është ajo për të cilën kanë vendosur edhe: Marc Jacobs, Balmain, Louiss Vuitton, Celine, Victoria Beckhman, Naeem Khan, Christian Siriano, Fendi.

(Kosova Sot Online)