Humbi 33 kilogramë dhe i la pa fjalë të gjithë me pamjen e re

  • E.K /
  • 10 korrik 2020 - 21:06
Humbi 33 kilogramë dhe i la pa fjalë të gjithë me pamjen e re

Një grua në Australi, e cila para disa kohësh peshonte 107 kilogramë, ka rrëfyer sekretin se si arriti të humbasë 33 kilogramë dhe të formojë një pamje krejt të re.
Melissa Timmer, 31 vjeçe nga Sindej, ka zbuluar për mediat vendase se ka humbur 33 kilogramë për më pak se një vit dhe këtë e arriti duke kryer aktivitete sportive e duke ndjekur një dietë strikte, të pasura me vitamina e fibra.

“Ndihem vërtet shumë mirë, kam lënë mënjanë ushqimet jo të shëndetshme dhe në menunë time ditore kam shtuar ushqime të pasura me vitamina dhe fibra. Kjo është arsyeja kryesore që kam rënë në peshë”, tha Melissa.

Më tej ajo shtoi:

“A e besoni? Isha 107 kilogramë dikur, mezi ecja, madje e kisha të vështirë për t’u kujdesur për vajzën time të porsalindur. Tashmë me 33 kilogramë më pak ndihem mjaft mirë me trupin tim, e mbushur me energji për të përballuar të papriturat e ditës”.

(Kosova Sot Online)