Gjatësia e duhur e qafores

  • E.K /
  • 11 July 2020 - 11:07
Gjatësia e duhur e qafores

Nëse keni gjinj të mëdhenj, zgjidheni qaforen në bie 8-11 cm nën linjën e qafës (që do të thotë se gjatësia e saj është 46-51 cm). Femrat me gjinj më të vegjël mund të bartin modele edhe të shkurta edhe të gjata të qaforeve. E nëse nuk dini si ta kombinoni atë me veshje, lexojini këshillat e stilistëve. • Perlë. Me veshje me prerje të rrumbullakët rreth qafës, duhet të bartni qafore të shkurta, e me prerje të thella, ovale, qafore më të shkurta ose margaritarë paksa më të mëdhenj.

• Me bluza me jaka klasike V, më së miri përshtaten qaforet e mëdha me varëse. Me jakë më të thellë V, përshtaten qaforet më të holla e më të gjata. • Prerjet asimetrike rreth qafës kërkojnë qafore më të madhe dhe më të gjatë. • Me fustane pa rripa në krahë, përshtaten qaforet e shumëfishta me margaritarë ose me gurë të çmuar, ndërsa me prerje në formë të barkës përshtaten qaforet e gjata me margaritarë më të vegjël.

(Kosova Sot Online)