Kur maska të kthehet në hall! Truke fantastike sesi t’u jepni fund problemeve me flokët dhe veshët
Një ditë pasi maska u bë e detyrueshme në Shqipëri, për ta vendosur veçanërisht në ambientet e mbyllura , po ju tregojmë disa truke fantastike sesi të mos lëndojmë veshët duke e mbajtur atë për shumë orë, ose sesi të shmangim pasojën e “veshëve llapush” për të cilën të gjithë kanë interes.
Ju mund të krijoni në shtëpi maska prej shallit që të lejonë ta bëni lidhjen pas kokës, por gjithashtu mund të gjeni ide të veçanta edhe me maskat që kanë pjesën e llastikut, duke i kapur ato me kapëse dhe karfica moderne.
Gjithashtu do të mësoni disa modele flokësh që bëhen shumë lehtë dhe maska nuk do t’ju pengojë aspak, përkundrazi, do të kthehet në një aksesor.
Pasi të shihni truket e mëposhtme nuk do të keni më justifikime sesi të mos e vendosni maskën tuaj çdo ditë!
Shalli në formë maske!
Një model i këndshëm flokësh pa hequr maskën
Kapset dhe karficat për të mbajtur flokët + maskën
Po, dhe me flokët bisht!
(Kosova Sot Online)