Maska natyrore për fytyrë, me efekt të botoksit dhe mbushësit

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 15:18
Maska natyrore për fytyrë, me efekt të botoksit dhe mbushësit

Të gjithë ata që janë duke menduar për botoks, por edhe ata që duan vetëm një preparat të mirë "anti-age", provojeni këtë preparat dhe do të shihni rezultate të mëdha.

MASKA E GJELBËR ME LUTEINË, ME EFEKT PËRTËRITËS

Përbërësit: - 200 g spinaq; - 200 g lakër jeshile; - 1/4 të filxhanit me vaj ekstra të virgjër, të ullirit; - 1/4 të filxhanit me ajkë të thartë. Përgatitja: Zieni shkurt lakrën jeshile dhe spinaqin; Kullojeni dhe vendosni perimet në bluarës; Shtojeni vajin e ullirit dhe ajkën e thartë; Përzieni.

Përdorimi: Vendoseni këtë maskë të gjelbër në fytyrën e pastër dhe në qafë. Mund të shërbeheni edhe me brushë apo shpatull; Mbajeni për rreth 8 minuta, për një efekt më të mirë; Shpëlajeni me ujë të vakët, e në fund me ujë të ftohtë, që t'i mbyllni poret e lëkurës; Përdoreni 1 -2 herë në javë; Kjo përzierje mund të qëndrojë rreth një javë në frigorifer; Dhe, ja! Lëkura do t'ju duket e bukur dhe e tërhequr.

PSE VEPRON KJO MASKË?

Përbërësit kryesorë efikas të kësaj maske që japin efekt përtëritës, janë luteina, vitamina E dhe thartira e qumështit. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit thonë se antioksiduesi i fortë luteinë, i cili gjendet me të madhe në perimet e gjelbra me gjethe, përpos sytë, mund ta mbrojë edhe lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme. Te kërkimet shkencore të përdorimit të luteinës në lëkurë, rezultatet kanë qenë mahnitëse. Elasticiteti i lëkurës ishte rritur për 68%, hidratimi i lëkurës ishte përmirësuar për 82%, derisa niveli i lipoideve ishin rritur për 63%. Vaji i ullirit është njëri ndër "thesaret" antike për një ten të shkëlqyeshëm. Që nga Egjipti i lashtë, femrat e përdorin atë për ta rritur bukurinë e lëkurës së tyre në mënyrë natyrore. Ky produkt e hidraton dhe ushqen lëkurën. Duke qenë se vaji i ullirit është i pasur me antioksidues, si dhe me vitaminë E, ai lehtëson eliminimin e toksineve nga organizmi. Sot vaji i ullirit gjerësisht përdoret në industrinë e bukurisë, duke krijuar përparësi të shumta për një lëkurë të bukur. Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë të butë dhe shkëlqyese. E, flokëve iu jep një shkëlqim natyror. Vaji i ullirit është efikas në parandalimin e shenjave të hershme të plakjes dhe të problemeve të ndryshme të lëkurës. Ajka e thartë, si dhe të gjitha produktet e fermentuara të qumështit, përmban thartirën e qumështit, e cila ka rol kyç për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Këtë efekt e arrin meqë e hidraton lëkurën, ia bën një piling natyror dhe nxitë krijimin e kolagjenit. Thartira e qumështit përdoret në shumë preparate kozmetike për lëkurë. Përbërësi aktiv në ajkën e thartë - thartira e qumështit - është një lloj i thartirës alfa-hikdroksike, e cila largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe nxitë prodhimin qelizave të reja, si dhe zvogëlimin e rrudhave. Por, sikur edhe të gjithë agjentët e grupit alfahidroksilik, ajo mund ta rritë ndjeshmërinë e lëkurës në diell, kështu që, pas tretmanit, nuk duhet të qëndroni në diell. 


(Kosova Sot Online)