Viti paska një ditë kur ditëlindja është më e lumtur, shikoni nëse është dita juaj

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 08:48
Viti paska një ditë kur ditëlindja është më e lumtur, shikoni nëse është dita juaj

Ç’kuptim ka të dish ditëlindjen ideale, kur nuk e përcaktojmë dot kur do ta lindim fëmijën, ose edhe mund ta përcaktojmë, por gjithmonë afërsisht? Edhe kur lindim me operacion, zgjedhja ngelet brenda një numri të vogël datash. Mbi të gjitha, nuk kemi asgjë në dorë për datën kur jemi lindur. Megjithatë qetësohuni, lindini fëmijët kurdo dhe festojini ditëlindjet tuaja. Ajo që do të thotë ky shkrim është që janë, ama, disa ditë në vit, kur për disa arsye, është më mirë ta kesh ditëlindjen ato ditë sesa në të tjera.

Ditëlindja është një nga ditët më të pritura nga disa: dhurata, festa dhe mbi të gjitha miq që të rrethojnë. Por ja që qenka një ditë ideale për të pasur ditëlindjen. Një studimi i zhvilluar nga Interflora, rrjeti më i madh i floristëve në të gjithë botën, ka analizuar rreth 2000 anglezë për të kuptuar cila është dita kur festohet ditëlindja më e lumtur. Duket se data bie më 28 korrik.

Në të vërtetë, 2.000 persona nuk janë një grup i madh për të vendosur nëse realisht ekziston një ditë në vit që po të lindësh në të, do të thotë që do të kesh një lumturi të qëndrueshme, por rezultatet kanë treguar një sens logjik dhe intuitiv.

Kërkesa e parë që studiuesit u kanë bërë personave të intervistuar ka qenë të përshkruanin ndjesitë rreth ditëlindjes dhe mendimet që u ngjallte. Në përgjithësi, është zbuluar që njerëzit e lindur në muajt e verës e përjetojnë këtë ditë më qetë sesa ata që e kanë ditëlindjen në muajt e dimrit. Në mënyrë të veçantë, muaji i qershorit është ai kur 60% e njerëzve e përjetojnë ditëlindjen në mënyrë absolutisht pozitive. Në korrik, përqindja zbret në 59% ndërsa në gusht në 53%.

Data 28 korrik duket që është zgjedhur në bazë të kritereve të ndryshme: probabiliteti që do ketë diell, është i lartë, afërsia me datën e rrogës ëshë e dukshme dhe fakti që ndodhet në verë nuk është gjithashtu një faktor që nuk ndikon. Në përgjithësi, fëmijët e lindur në verë rezultojnë më të lumtur. Duket se kanë më shumë sukses, marrin nota më të larta dhe fitojnë më shumë.

Nëse, po pyesni cila është dita më pak e mirë për të pasur ditëlindjen, ja përgjigjja, 16 dhjetor. Një e treta e njerëzve të lindur në këta datë, në fakt, pranojnë që në shumicën e rasteve, ditëlindja e tyre harrohet dhe që dhuratat që marrin janë pothuajse të gjitha me letrën e dhuratave të Krishtlindjeve. Në janar dhe nëntor, niveli i lumturisë rritet, ka 15 % dhe 11 % kënaqësi. Pra, atmosfera festive e dhjetorit ndikon në uljen e interesit ndaj ditëlindjes.

(Kosova Sot Online)