Për t'i aplikuar nëntë këshillat për kujdes ndaj flokëve ju nevojiten gjithsej 10 minuta

  • A.P /
  • 31 July 2020 - 15:29
Për t'i aplikuar nëntë këshillat për kujdes ndaj flokëve ju nevojiten gjithsej 10 minuta

10 SEKONDA

Kundër skajeve të thara Para hekurosjes dhe tharjes në skaje të flokëve përdorni spërkatës për mbrojtje ndaj ngrohtësisë dhe kështu do ta parandaloni tharjen e tyre dhe do t'u ndihmoni që ta ruajnë shkëlqimin e shëndetshëm.

20 SEKONDA

Kundër flokëve të rinj Qimet e reja të shkurta, të cilat dalin mbi kokë, mund t'i zbutni duke e spërkatur një pecetë letre të kuzhinës me llak për flokë dhe me të të kaloni përgjatë tërë gjatësisë së flokëve.

30 SEKONDA

Për strukturë të lëmuar Në rast të flokëve të padëgjueshëm, para tharjes atyre u bëni masazh me losion 'anti-frizz'. Flokët tuaj do të jenë të lëmuar dhe të butë.

40 SEKONDA

Kundër thyerjes Flokët e lagur më së miri është që të krihen me kujdes me një krehër me dhëmbë të rrallë, sepse në atë mënyrë do ta parandaloni thyerjen e qimeve.

50 SEKONDA

Me shkumë deri te stili i përkryer Me shkumë për stilizim u bëni masazh flokëve, të cilët më pas do t'i zbutni dhe formësoni në stilin e dëshiruar.

3 MINUTA

I thoni lamtumirë efektit 'frizz' Me serumin 'anti-frizz' u bëni masazh flokëve të lagur dhe e lini që të veprojë 3 minuta. 2.5 MINUTA Për tharje të flokëve Kujdes! Flokët i thani për vetëm 2.5 minuta me ajër të vakët të ajrit të tharëses e më pas lërini që të thahen në mënyrë natyrale.

2 MINUTA Për strukturë të mëndafshtë e përzini pak balsam me shampon, pritni dy minuta që të veprojë, e shpëlani dhe kënaquni me strukturën e mëndafshtë të flokëve tuaj.

1 MINUTË

Trajtimi me vaj Për flokë elastikë me një lugë me vaj të ullirit u bëni masazh e lini që të veprojë e më pas i lani mirë flokët. 

(Kosova Sot Online)