Stilet e flokëve, që do të jenë trend për këtë vjeshtë

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 15:36
Stilet e flokëve, që do të jenë trend për këtë vjeshtë

BISHTKALI I ULËT

Ndër stilet e flokëve, që janë parë në revytë e modës për trendët e kësaj vjeshte, ka pasur stil bishtkali të çrregullt, të kthyer anash dhe të mbështjellë me dekorime të metalta, ndërsa e përbashkëta e gjithë këtyre stileve është se të gjitha kanë qenë të lidhura shumë ulët, duke e çuar kështu stilin e flokëve bishtkali në një nivel krejtësisht tjetër.Me ndryshimin e stinëve, ndryshon pothuajse gjithçka edhe në dukjen tuaj të jashtme, e këtu pa dyshim duhet përfshirë edhe ngjyrën e llakut të thonjve. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, jua kemi sjellë ngjyrat, që janë në trend për këtë stinë

NGJYRA VISHNJE

Nuancat e ngjyrës vishnje, kryesisht ato më të mbyllëta, do të jenë në modë gjatë kësaj vjeshte, andaj, nëse nuk keni një llak të tillë, mos vononi dhe blijeni.

NGJYRA E KALTËR E NDEZUR

Kërkoni një llak me ngjyrë të kaltër të mbyllët, që dallohet më shumë. Pra, për dallim nga ngjyrat mat dhe pastele, që janë në trend për stinët më të nxehta, për vjeshtën e këtij vitit kërkoni ngjyra të kaltra, më të ndezura.

E GJELBRA PA SHKËLQIM

Ndonëse mund të mos jetë një ngjyrë që shihet shpesh, ngjyra e gjelbër, pa shkëlqim, është njëra nga ngjyrat që pritet të përdoret më së shumti gjatë kësaj vjeshte.

SHKËLQIMI I ARTË

Pa marrë parasysh se a e përdorni vetëm si nuancë shtesë, apo si bazë të gjithë manikyrit tuaj, ngjyra e artë, me shkëlqim, medoemos duhet të gjejë vend në agjendën tuaj të bukurisë.

NGJYRA BEZHË

Ngjyra bezhë, në fakt, ka përdorim të gjerë në çdo stinë të vitit, megjithatë, është pranvera dhe sidomos vjeshta, stinët që kjo ngjyrë mund të shihet më së shpeshti. Andaj, shkëlqeni edhe ju me thonj ngjyrë bezhë!

NGJYRA E KUQE NË TË PORTOKALLTË

Pa dyshim, çdo femër që e zgjedh të kuqen, nuk mund të gabojë! Mirëpo, për këtë vjeshtë në trend do të jetë një nuancë paksa më unike e ngjyrës së kuqe, ajo në të portokalltë, që është parë në shumë revy të modës gjatë kësaj vjeshte.

GJYRAT MË TË PËRSHTATSHME TË THONJVE PËR VJESHTËN

Meqë jemi futur në stinën e vjeshtës, pistat e modës janë përplot modele, që reklamojnë trendët e kësaj stine, përfshirë këtu edhe stilet e mëposhtme të flokëve, që duhet t'i provoni pa mbaruar vjeshta

KTHIMI I FLOKËVE ANASH

Një stil i flokëve, që është parë shumë nëpër revytë e modës për vjeshtën e këtij viti, është kthimi i flokëve anash, stil ky që ka qenë trend i madh edhe në të kaluarën, dhe si duket do të kthehet fuqishëm në këtë sezon. 

'THURJA' E RE

Thurja e flokëve, duke krijuar stile të ndryshme, që njihet me emrin e unifikuar 'stili i flokëve topuz', ka qenë një trend i madh edhe në pranverën e verën e këtij viti, mirëpo, siç duket, ky stil nuk e ka ndërmend të zhduket, pasi që do të jetë shumë i përdorur edhe gjatë vjeshtës.

AKSESORËT E LËKURËS

Aksesorët e flokëve, që janë vërejtur më së shumti deri më tani, kanë qenë të punuar prej lëkurës. Duke filluar nga shiritat dekorativë, deri tek karficat e vogla, lëkura, pa asnjë dyshim, ka qenë dhe pritet të jetë materiali dominues i kësaj vjeshte.

VËMENDJA NË PJESËN E PASME!

Një tjetër trend, që është vërejtur shumë në revytë e deritashme të modës, ka qenë dekorimi i flokëve në pjesën e pasme të tyre. Pothuajse të gjithë stilistët e famshëm të flokëve janë përqendruar më tepër në rregullimin dhe dekorimin e pjesës së pasme të flokëve.

FLOKËT E VALËZUAR

Një stil, që rekomandohet sidomos për femrat me flokë të gjatë, është ai i flokëve të valëzuar, që gjithashtu, sikur stili paraprak, është parë shumë edhe gjatë stinës së pranverës.

FLOKËT NË FORMË FJONGOJE

Hiqeni fjalën 'topuz' nga fjalori juaj i rutinës së bukurisë dhe zëvendësojeni me fjalën 'fjongo'! Kjo për faktin se deri më tani, stili i flokëve topuz ka qenë një trend i padiskutueshëm, mirëpo stilistët e flokëve kanë shkuar një hap më larg, duke krijuar thurje flokësh, që ofrojnë dukjen e një fjongoje natyrale në flokëve.

LIDHJA NË MAJË TË KOKËS

I fundit për nga radha, mirëpo kurrsesi jo edhe për nga rëndësia, është stili i flokëve të lidhur në majë të kokës, që është parë shumë në reklamat e shtëpive më të mëdha të modës, përfshirë këtu edhe 'Prada', 'Marc Jacobs' dhe 'Balenciag
(Kosova Sot Online)