Ngjyrat më të përshtatshme të thonjve për vjeshtën

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 11:49
Ngjyrat më të përshtatshme të thonjve për vjeshtën

Me ndryshimin e stinëve, ndryshon pothuajse gjithçka edhe në dukjen tuaj të jashtme, e këtu pa dyshim duhet përfshirë edhe ngjyrën e llakut të thonjve. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, jua kemi sjellë ngjyrat, që janë në trend për këtë stinë.

NGJYRA VISHNJE

Nuancat e ngjyrës vishnje, kryesisht ato më të mbyllëta, do të jenë në modë gjatë kësaj vjeshte, andaj, nëse nuk keni një llak të tillë, mos vononi dhe blijeni.

NGJYRA E KALTËR E NDEZUR

Kërkoni një llak me ngjyrë të kaltër të mbyllët, që dallohet më shumë. Pra, për dallim nga ngjyrat mat dhe pastele, që janë në trend për stinët më të nxehta, për vjeshtën e këtij vitit kërkoni ngjyra të kaltra, më të ndezura.

E GJELBRA PA SHKËLQIM

Ndonëse mund të mos jetë një ngjyrë që shihet shpesh, ngjyra e gjelbër, pa shkëlqim, është njëra nga ngjyrat që pritet të përdoret më së shumti gjatë kësaj vjeshte.

SHKËLQIMI I ARTË

Pa marrë parasysh se a e përdorni vetëm si nuancë shtesë, apo si bazë të gjithë manikyrit tuaj, ngjyra e artë, me shkëlqim, medoemos duhet të gjejë vend në agjendën tuaj të bukurisë.

NGJYRA BEZHË

Ngjyra bezhë, në fakt, ka përdorim të gjerë në çdo stinë të vitit, megjithatë, është pranvera dhe sidomos vjeshta, stinët që kjo ngjyrë mund të shihet më së shpeshti. Andaj, shkëlqeni edhe ju me thonj ngjyrë bezhë!

NGJYRA E KUQE NË TË PORTOKALLTË

Pa dyshim, çdo femër që e zgjedh të kuqen, nuk mund të gabojë! Mirëpo, për këtë vjeshtë në trend do të jetë një nuancë paksa më unike e ngjyrës së kuqe, ajo në të portokalltë, që është parë në shumë revy të modës gjatë kësaj vjeshte.

(Kosova Sot Online)