Këshilla për vetulla, qerpikë dhe flokë më të dendur

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 09:38
Këshilla për vetulla, qerpikë dhe flokë më të dendur

Ky vaj jo vetëm që u jep qimeve dukje të shëndetshme dhe përmirëson teksturën e tyre, por edhe e shpejton rritjen. Është i dendur, me ngjyrë të arit dhe fitohet me shtrydhje nga frutat e bimës së ricinit. Ai është i veçantë, sepse përmban një acid të rrallë yndyror që quhet acidi ricinoleik, i cili mund të gjendet vetëm në këtë vaj dhe në disa lloje të kërpudhave. Për shkak të këtij acidi, vaji i ricinit ka veprim të fortë kundër mikrobeve dhe inflamacioneve. Për rezultatet më të mira duhet të përdoret vaji i ftohtë, i shtrydhur i ricinit, ose vaji i ricinit nga Xhamajka (ai ka ngjyrë shumë më të errët). Vaji kualitativ, i freskët, i shtrydhur, ka ngjyrë të verdhë dhe pas aplikimit i zhduket aroma. Gjithashtu, studimet kanë zbuluar se ky vaj, i ftohtë, i redukton rrudhat dhe njollat e errëta në lëkurë.

SI TË APLIKOHET? VETULLAT DHE QERPIKËT

Për çdo mbrëmje në fytyrë dhe sy të pastruar, para fjetjes e ndiqni procedurën në vijim: Zhyteni një shkop për pastrim të veshëve në vaj të ricinit dhe me të i fërkoni vetullat dhe qerpikët. Këtë mund ta bëni edhe me gishtërinj, por keni kujdes, sepse ky vaj është ngjitës. Pas 2-3 muajve të aplikimit të përditshëm në mbrëmje, vetullat dhe qerpikët do të përtërihen, do të jenë dukshëm më të trasha, më të errëta dhe më të dendura si dhe do të plotësohen vendet e zbrazëta. Megjithatë, mos pritni që do të rriten në vende ku rrënja është shkatërruar krejtësisht.

FLOKËT

Para aplikimit, duhet që flokët t'i keni të lagur. Vaji i ricinit është shumë i dendur dhe ngjitës, kështu që nuk rekomandohet aplikimi i sasive të mëdha. Aplikimi i sasive të mëdha nuk do t'ju ndihmojë, por vetëm do t'i bëjë flokët tuaj të yndyrshëm. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta aplikoni vetëm në rrënjë ose lëkurë të kokës ose në skaje të flokëve. Pas aplikimit, flokët i mbuloni me kapelë për dush ose me qese të plastikës, e më pas i mbështillni me peshqir të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë deri në dy orë. Gjatë asaj kohe, flokët dhe lëkura e kokës do të duhej ta absorbojnë vajin. Më pas i shpëlani mirë flokët dhe i lani në mënyrë të zakontë.

(Kosova Sot Online)