3 mënyra të përsosura që të vishni "poncho" këtë vjeshtë

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 13:54
3 mënyra të përsosura që të vishni

Vjeshta është periudha ideale për të eksperimentuar me modën, kështu që nëse dëshironi që në ditët në vijim që të shëtisni duke rënë lehtë në sy për stilin shik, ju sugjerojmë të zgjidhni "poncho"! "Poncho" është një veshje spanjolle, si lloj batanije prej leshit, por që e hasni në materiale të ndryshme. Mund ta vishni nga ditët më pak të ftohta e deri në dimër. Ja propozimet tona si ta vishni 'poncho'-n në tri mënyra këtë vjeshtë.

1. STILI I RELAKSUAR

Nëse jeni adhurues i stileve të relaksimit, kombinimi "poncho" është zgjedhja juaj. Zgjidhni një ngjyrë të fortë dhe dezen të jashtëzakonshëm që ju japin një dukje "cool". Pos ngjyrës, me rëndësi është të zgjidhni edhe modelin e mirë dhe të përcaktoheni për prerje apo detaje të jashtëzakonshme. Kapela e madhe, butonat ose dezeni janë mjaftueshëm zbukurime atraktive.

2. STILI ELEGANT

Këtë sezon ofertat për "poncha" janë të shumta, kështu që zonjat që pëlqejnë stilin klasik e kanë mundësinë të zgjedhin. "Poncho" te ju mund të duket shumë elegante, mund ta vishni në punë apo për një dalje natën. Prandaj, ju sugjerojmë ta zgjidhni atë klasiken me ngjyrë të zezë, e cila shumë mirë përshtatet me pjesën tjetër të veshjeve.

3. STILI TRENDI

Ju jeni një zonjë shik që verbërisht përcillni trendët. Atëherë nëse është ashtu, "poncho" duhet të jetë në dollapin tuaj. Ju sugjerojmë që këtë vjeshtë të shkëlqeni në aksesorin e bukur, me detajet me xhingla, dhe që të gjithë do ta hedhin shikimin në juve. Kini kujdes me prerjet dhe gjatësinë, sepse duhet të koordinohet me gjatësinë e veshjeve tjera që i keni veshur.

(Kosova Sot Online)