6 përbërësit më të mirë për lëkurë të shëndetshme dhe të re

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 15:41
6 përbërësit më të mirë për lëkurë të shëndetshme dhe të re

GLICERINA

Mund ta gjeni në prodhimet për pastrimin e fytyrës dhe në kremrat hidratues, e funksioni i saj primar bazohet në hidratim. Glicerina, pos kësaj, ndihmon në kthimin e shkëlqimit natyral dhe freskon dukjen. 

LIPIDET

Zakonisht i hasim nëpër losione dhe kremra, e funksioni i tyre primar është në ruajtjen e hidratimit të lëkurës. Lipidet mbrojnë lëkurën, me ç'rast vjen deri te mbajtja më e mirë e hidratimit në lëkurë.

VAJRAT NATYRALE

Vaji i jojobës (lat. Simmondsia chinensis), avokados dhe farave të rrushit parandalojnë tharjen e lëkurës. Këto vajra i ndihmojnë asaj që të jetë e butë, pa mbyllje të poreve. Kur gjenden në prodhimet për pastrimin e fytyrës, vajrat e përmendura ndihmojnë në heqjen e grimit dhe largojnë pa pastërtitë nga fytyra.

GJALPI

Gjalpi "She" dhe gjalpi i avokados kanë efekt qetësues në lëkurë. Ato ofrojnë hidratim maksimal dhe parandalojnë tharjen.

VITAMINA B5

Kjo vitaminë e zbut dhe e rigjallëron lëkurën, e më i pranishëm është në formë të xhelit dhe kremrave hidratues. Përdorimi i tyre jo vetëm se e përmirëson hidratimin, por kthen elasticitetin natyral të lëkurës, si dhe ndihmon në rehabilitimin e lëkurës së thatë.  

(Kosova Sot Online)