Alternativat natyrale për rutinën e bukurisë

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 15:49
Alternativat natyrale për rutinën e bukurisë

USHQEJENI FYTYRËN TUAJ

Maskat e gatshme të fytyrës janë produkte që për një kohë të gjatë janë përdorur nga shumë femra anekënd botës, mirëpo, sipas shumë dermatologëve dhe ekspertëve të bukurisë, femrat kanë filluar të vetëdijesohen, duke e trajtuar lëkurën e tyre me produkte natyrale, kryesisht me maska të punuara nga pemët dhe perimet e ndryshme, që në një formë ose tjetrën, e ushqejnë lëkurën me lëndët e nevojshme ushqyese. 

KTHEJANI SHKËLQIMIN FLOKËVE DUKE I TRAJTUAR ME ÇAJ

Nëse mendoni që flokëve tuaj iu ka humbur shkëlqimi dhe dëshironi të veproni në këtë drejtim, atëherë ndiqni këshillën e mëposhtme: Merrni 2 qeska të çajit (kamomili ose çaj të zi). 500 mililitra ujë. 1. Një herë në javë vlojeni këtë sasi të çajit dhe lëreni të ftohet. 2. Përzierjen e fituar derdheni në flokë të lagët, pasi që sapo të keni dalë nga dushi. 3. Lëreni përzierjen e fituar që ta kryej punën e vetë për rreth dhjetë minuta, para se t'i trajtoni me balsam dhe të fitoni flokë me më shumë shkëlqim. 

MASKA PËR RIPARIMIN E DËMTIMEVE NGA RREZET ULTRAVIOLETE

Trajtojeni lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit me një masë të pasur me antioksidues. Çka ju nevojitet: 10 boronica; 1 lugë gjelle jogurt i pastër. Përzieni mirë të gjitha boronicat, duke i shtypur derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas shtojeni jogurt. Maskën e fituar shpërndajeni në gjithë fytyrën dhe lëreni të qëndrojë për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Boronicat janë të pasura me vitaminë C dhe E, duke ju ndihmuar kështu në zbutjen dhe riparimin e lëkurës, sidomos në pjesët e dëmtuara nga rrezet e diellit.  

(Kosova Sot Online)