Prodhimet e përmendura më poshtë ofrojnë mrekullinë

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 15:19
Prodhimet e përmendura më poshtë ofrojnë mrekullinë

VAZELINA PARANDALON NGJYRËN E FLOKUT TA DËMTOJË LËKURËN TUAJ

Nëse ngjyrosni shpesh flokët, atëherë jeni mësuar që ta ngjyrosni ballin, hapësirën përreth veshëve dhe lëkurën. Kjo nuk ka pse të jetë kështu. Vetëm aplikoni vazelinë përreth linjës së flokut dhe veshëve, e më pas e pastroni së bashku me ngjyrën. Vetëm sigurohuni që vazelinën ta mbani larg flokëve, sepse parandalon ngjyrën për t'u bartur te foliulat e flokëve.

PËRHAPNI PARFUMIN TUAJ, DUKE APLIKUAR SË PARI VAZELINË

Të gjitha llojet e lëkurës janë ndryshe me njëra-tjetrën. Nëse dëshironi të lini gjurmë, atëherë vazelina është zgjedhja e duhur, dhe me të vërtetë ndihmon. Shton jetëgjatësinë e parfumit me orë të tëra. 

PËRDORNI KAFENË TA THEKSONI NGJYRËN BRUNE TË FLOKËVE

Shumë femra gjatë dimrit kalojnë nga biondinat në brune, dhe pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, ngjyra e tyre fillon të zbehet. Duke përzier kokrrat e kafesë me balsamin për flokë, ndikoni që ngjyra brune nuk do të shkojë askund. 

(Kosova Sot Online)