Pesë këshilla për sy të bukur

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 13:22
Pesë këshilla për sy të bukur

TRANGUJT

Trangujt njihen si ilaç shtëpiak për qeskat nën sy. Konsiderohet si mënyra më efektive për t'i shndritur sytë e lodhur. Përbërësi më i rëndësishëm i trangullit është uji, që edhe ndihmon më së shumti. Merrni një trangull të ftohtë, preni në rriska dhe vendosni sipër syve tuaj të mbyllur. Mbani për 10 minuta derisa të ngrohet.

ÇAJI I GJELBËR

Qeskat e çajit të gjelbër janë mënyra më e lehtë dhe ilaçi më i mirë shtëpiak për t'i hequr qafe qeskat e errëta nën sy. Qeskat e çajit të gjelbër po ashtu pushojnë sytë e lodhur. Edhe çaji i gjelbër edhe ai i zi përmbajnë bioflavonoide. Qeskat e çajit ndihmojnë në reduktimin e baktereve dhe inflamacioneve.

DREDHËZAT

Dredhëzat konsiderohet të jenë ndër frutat më të mira kundër plakjes, si dhe janë të mbushur me antioksidues. Por, shumica e njerëzve nuk e dinë se dredhëzat mund të shërojnë sytë e fryrë dhe të lodhur dhe t'ju dhurojnë një dukje të ndritshme krejt natyrale. Dredhëzat e ngrira preni në gjysmë, i vendosni nën sy dhe i mbani për 5 minuta.

SHTRESAT E PATATES

Sikurse edhe trangulli, uji në patate redukton fryrjet e syve. Po ashtu është një ilaç i mirë shtëpiak në largimin e qeskave. Patatet po ashtu përmbajnë sasi të madhe me vitamina C dhe kalium. Kaliumi ndihmon që të mbani ekuilibrin e lëngjeve në trup.

MJALTI DHE KARDAMOMI

Përzierja midis kardamomit dhe mjaltit ndihmon në forcimin e hapësirave përreth syve. Përzieni farat e kardamomit me një lugë mjaltë. Aplikoni përzierjen çdo ditë në mëngjes, prisni për gjysmë orë dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)