Flokë të shëndetshëm apo jo? Katër mënyra të thjeshta për ta zbuluar dhe ja ç’duhet të bëni për ta trajtuar atë
Flokët mund të shtrihen deri në 30% më shumë kur janë të lagura. Sidoqoftë, vetëm flokët e shëndetshëm kanë superfuqi të tilla, pasi fijet e dëmtuara do të prishen mjaft lehtë.
Ju nuk jeni në gjendje të identifikoni gjendjen e flokëve në pamje të parë. Por ka mënyra të thjeshta për ta kontrolluar atë dhe për të marrë masa që ta riktheni në formë, raporton “Bright Side”.
Testimi i rrënjëve
Për të kuptuar nëse flokët janë të shëndetshëm në përgjithësi dhe se rënia e flokëve është diçka për të cilën nuk duhet të shqetësoheni, duhet së pari të kontrolloni rrënjët tuaja. Thjesht bëni këtë:
Shkul një fije floku por sigurohu ta kapësh sa më afër kokës që rrënja të jetë akoma e bashkangjitur tek floku.
Fundi normal i rrënjës së një fije floku duhet të jetë në formë llambe, kështu që nëse e shihni këtë, flokët tuaj janë të shëndetshëm. Në të kundërt flokët tuaj nuk janë të shëndetshëm dhe kanë nevojë për kujdes.
Si të parandaloni rënien e flokëve:
Ndiqni dietën “mesdhetare”. Një studim tregoi se ul rrezikun e rënies së flokëve.
Shmangni modelet që shtrëngojnë shumë flokët përfshirë edhe bishtin, veçanërisht gjatë gjumit, pasi mund të çojë në rënie të flokëve.
Merrni vitamina dhe minerale të veçanta .
Testi i lavamanit
Flokët e shëndetshëm janë mjaft të fortë, ndërsa flokët e dëmtuar thithin lëngun shpejt. Për të kryer provën, ndiqni këto hapa:
Shkulni disa fije floku nga pjesë të ndryshme të kokës.
Hidhini fijet në një gotë me ujë. Fijet plotësisht të shëndetshme do të notojnë, ato relativisht të shëndetshme do të zhyten pak, dhe ato të dëmtuara do të fundosen plotësisht.
Si të trajtoni flokët e dëmtuar dhe të dobët:
Përdorni lloje të ndryshme gjalpi dhe vaji. Ato ndihmojnë që floku juaj të përmirësohet dhe të mos e thithë menjëherë ujin.
Përdorni tharëse flokësh pas çdo larjeje.
Vendosni uthull molle dhe aloe vera në flokët tuaj për të rregulluar ekuilibrin e pH (pehazhit).
Testi i tërheqjes
Ky test ka për qëllim të kontrollojë elasticitetin e flokëve tuaj. Mund të bëhet me këto hapa të thjeshtë:
Tërhiqni me kujdes një fije floku.
Tërhiqeni butësisht në të dy skajet. Nëse shtrihet dhe kthehet prapa, është e shëndetshme. Nëse prishet lehtë, është mjaft e dobët.
Si të riktheni elasticitetin e flokëve tuaj:
Lëreni të thahet vetë. Përdorimi i nxehtësisë dëmton elasticitetin e flokëve.
Masazhoni flokët me vaj jojoba .
Provoni të aplikoni pak mjaltë tek majat .
Testi i porozitetit
Me këtë provë, ju mund të përcaktoni gjendjen e kutikulës së flokëve për të parë nëse është dëmtuar apo jo. Ju duhet të bëni këto:
Mbërtheni një fije floku midis gishtit tregues dhe atij të mesit.
Rrëshqisni fijen e flokut përmes gishtërinjve, nga maja deri tek rrënja. Nëse ndiheni të ashpër dhe të pabarabartë, flokët tuaj dëmtohen. Nëse është e butë, atëherë keni flokë të shëndetshëm.
Si të trajtojmë flokët e dëmtuar:
Provoni një trajtim me keratin.
Kufizoni lyerjen, bërjen kaçurrela dhe tharjen e flokëve.
Provoni një shpëlarje me ujë orizi. Hulumtimet kanë treguar se ato qëndrojnë në flokë për një kohë duke i mbrojtur nga dëmtimi.
(Kosova Sot Online)