Gjatë kujdesit për të qenë e bukur, mund të shfaqen edhe probleme

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 15:32
Gjatë kujdesit për të qenë e bukur, mund të shfaqen edhe probleme

Kur kujdeseni për të qenë e bukur, përvoja juaj me vete përmban edhe problemet. Këtu e kemi fjalën për maskarën e njollosur apo buzëkuqin e tharë. Ka një arsye, kur thuhet se bukuria dhemb.

 

BUZËT E THARA NGA SASIA E TEPËRT E BUZËKUQIT DHE MUNGESA E BALSAMIT

Nëse ky nuk është problemi më i madh i "çmimit" për të qenë e bukur, atëherë nuk e dimë se cili mund të jetë. Ju rekomandojmë të vëni një shtresë të trashë balsami në buzë gjatë natës dhe në mëngjes t'i hiqni shtresat e qara.

DHIMBJET E KOKËS NGA "BISHTKALI"

A duhet t'ju themi më shumë? Nëse e shtrëngoni tepër "bishtkalin" tuaj, mund të keni dhimbje koke gjatë gjithë ditës, shkaku i tensionimit.

RRITJA E DHIMBSHME E THONJVE

Rritja e thonjve është një proces dhe mund të marrë javë të tëra kujdesi, para se të filloni t'i shihni në mënyrën që dëshironi t'i shihni. Çarja e një thoi të gjatë jo vetëm se ta shkatërron shpirtin, por shkakton edhe dhimbje.

LARGIMI I MANIKYRIT ME XHEL

Në rregull është nëse e provoni duke i zbutur ata, por largimi i manikyrit përmes xhelit është një lloj tmerri në vete. Më mirë është të pushoni nga heqja e manikyrit me xhel, pasi është proces me dhimbje. Na besoni, ne e dimë.

(Kosova Sot Online)