Balsami nga kuzhina juaj, për rritje më të shpejtë të flokëve

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 13:58
Balsami nga kuzhina juaj, për rritje më të shpejtë të flokëve

Nëse dëshironi flokë të bukur dhe të kujdesur, si nga reklamat, që arrihen me tretmanë të shtrenjtë, atëherë ne ju dhurojmë propozimin që ju vetë ta përgatisni balsamin për rritje më të shpejtë të flokëve. Për këtë preparat nuk ju nevojiten preparate të shtrenjta, por ato që i keni në kuzhinë. Balsami përbëhet nga vaji i ricinusit, të kuqtë e vezës, si dhe shamponi dhe balsami të cilin tashmë e keni në shtëpi.

RECETA

1 të kuqtë e vezës - 1 lugë të madhe vaj ricinusi - 1 lugë të madhe uthull molle - 2 lugë të mëdha nga shamponi juaj - 1 lugë të madhe balsam të blerë.

PËRGATITJA E RECETËS

Të gjithë përbërësit e përmendur i përziejmë dhe fitojmë një masë të verdhë, të cilën më pas e vendosim në flokë dhe e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. Balsami për flokë të shëndetshëm dhe të shndritshëm do të ndikojë edhe pas kohës kur keni pastruar ato me ujë të vakët dhe shampon. Do të duhej që këtë balsam ta përdorni së paku tri javë para secilës larje.

(Kosova Sot Online)