Si ta përgatitni tavolinën festive për natën e Vitit të Ri?

  • G.g /
  • 31 December 2020 - 07:49
Si ta përgatitni tavolinën festive për natën e Vitit të Ri?

Për dikë, përgatitja e tavolinës festive për Natën e Vitit të Ri mund të jetë një gjë e vështirë, pasi që kërkohet përdorimi i materialeve me ngjyra të shndritshme, për ta bërë tavolinën të duket më e gjallë dhe më elegante. Megjithatë, përgatitja e dizajnit të tavolinës festive është njëra nga gjërat më të lehta dhe më të përshtatshme për shpërfaqjen e kreativitetit tuaj, në sezonin më të lumtur të vitit. Si festa më e festuar në botë, Viti i Ri pa dyshim që sjell ngazëllim, ndërsa e veçanta e kësaj feste është tavolina e shtruar në mënyrë të veçantë dhe e mbushur përplot me ushqime të shijshme dhe dekorime. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, më poshtë jua kemi sjellë disa ide për përgatitjen e tavolinës festive për Natën e Vitit të Ri, shkruan gazeta Kosova Sot

DARKA ME 'MUZIKË'

Bukuria qëndron në detaje dhe kjo thënie vlen sidomos për këtë dekorim të tavolinës festive, ku shihet një mushama tryeze, e dekoruar me nota muzikore. 

BUKURIA E DIMRIT

Në këtë tavolinë kemi pjata të thjeshta të bardha prej qeramike dhe enë të tjera kuzhine të argjendit, të shtruara në mënyrë elegante.

FESTA FANTASTIKE

Kombinimi i elementeve me nuanca të ngjyrës së artë dhe nuanca të ngjyrës së kuqe padyshim që ndihmon në shtruarjen e një tavolinë të mahnitshme.  

NGJYRAT JOTRADICIONALE

Koncepti i kombinimit të ngjyrës së kuqe me ngjyrë të bardhë e thekson kombinimin unik të Vitit të Ri, që e bën çdo shtëpi të duket më e ngrohtë dhe më tërheqëse. 

DOMINIMI I SË ARTËS

Përgatitja e tavolinës si në këtë fotografi tregon për format dhe elementet e ndryshme, që e bën pritjen e ushqimit një proces më argëtues. 

ELEGANCA E FJONGOS

Pjata e thjeshtë me ngjyrë të bardhë me enët përcjellëse të kuzhinës mbi të janë mbështjellë në mënyrë kreative me një fjongo, duke i shtuar elegancë tavolinës suaj. 

(Kosova Sot Online)