Si do t’i lyejmë sytë këtë pranverë?

  • G.G /
  • 07 April 2021 - 10:09
Si do t’i lyejmë sytë këtë pranverë?

Sytë e tregojnë shumë lehtë nëse ke bërë një grim të mirë apo jo, aty madje fshihet gjithë suksesi i make-upit. Pak penel dhe pak ton sysh bëjnë diferencën. E nëse dikur të bëje grim ishte një detyrë, sot tregon qëndrim dhe është sebep për t’u ndjerë mirë.

Këtë pranverë grimierët kanë vetëm disa këshilla për ju dhe duhet t’i zbatoni në doni të dukeni bukur dhe në koherencë me modën.

Mos u kurseni me ngjyrat tek sytë, pasi ato shprehin fiks thelbin e pranverës. Qerpikët e gjatë dhe ngjyrat tek sytë shprehin botën e brendshme.

Mënyra si duhet ta përhapni tonin është e tillë që në cepa ngjyra është e lehtë e në brendësi të syrit më e errët.

Ndërsa penelin as mos e afroni fare me perfeksionin. Dhe përqëndrohuni tek ‘cat eye’, ai është trendi i pranverës. Gjithashtu jini pak spontan dhe nëse ju teket mos bëni vetëm një vijë mbi sy, por dy e tre, sa të doni.

(Kosova Sot Online)