Duhet ta dini se dukja e duarve tuaja është shumë e rëndësishme

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 15:34
Duhet ta dini se dukja e duarve tuaja është shumë e rëndësishme

Përveç ndryshimeve në veshje, gjatë vjeshtës duhet kushtuar vëmendje edhe thonjve. Duhet ta dini se dukja e duarve tuaja është shumë e rëndësishme, për këtë arsye duhet t'i kushtoni kujdes të veçantë manikyrit tuaj BUKURIA Sa u përket ngjyrave për sezonin vjeshtor, ekspertët e njohur botërorë të modës këshillojnë që në raftin tuaj të kozmetikës të bëni vend për llak me nuanca të ngjyrës së kaltër dhe asaj të vjollcës.

E KUQJA E ERRËT

Nuanca e njohur edhe si ngjyra e verës kësaj vjeshte përfundimisht do të jetë një ndër më të preferuarat. Përveçqë përshtatet me shumicën e kombinimeve të veshjeve, lë edhe përshtypjen duarve të bukura.

E KALTRA E ERRËT

Shumica prej jush do të mendoni se e kaltra megjithatë është ngjyrë që është e popullarizuar për verë. Pajtohemi me ju por për ditë verore zgjidhen nuanca më të ndritshme të kësaj ngjyre. Për vjeshtë ju rekomandojmë që të eksperimentoni me nuanca më të errëta. E GJELBRA E ULLIRIT Mund të mendoni që ky llak në thonjtë tuaj nuk do të duket edhe aq mirë, por ne ju këshillojmë që ta provoni e më pas të gjykoni.

NGJYRA E BAKRIT

Njëra ndër nuancat që nga vjeshta në vjeshtë është gjithmonë në trend, është ajo e bakrit. Nëse i lyeni të gjithë thonjtë ose vetëm një me këtë llak, duart tuaja do ta kenë një shkëlqim të veçantë.

E HIRTA MADHËSHTORE (PA SHKËLQIM)

Njëra ndër nuancat, që është neutrale dhe që mund të përshtatet me të gjitha kombinimet e veshjeve, është e hirta pa shkëlqim. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për variant ditor apo të mbrëmjes, e hirta pa shkëlqim është zgjedhja e duhur për këtë vjeshtë.

NGJYRA E VJOLLCËS

Kur bëhet fjalë për këtë ngjyrë, ju kujtojmë që të zgjidhni nuanca më të errëta si ngjyrën e rrushit ose të patëllxhanit.

NUANCAT E SË PORTOKALLTËS

Nuancat e ngrohta të ngjyrës së portokalltë janë hit në secilën vjeshtë, mu për shkak të thjeshtësisë dhe bukurisë së tyre.

MANIKYRI ME NGJYRË TË LËKURËS

Manikyri i thjeshtë me ngjyrë të lëkurës duarve tuaja u jep një dukje të përkryer, shkëlqim të veçantë dhe me vetë këtë do të jetë zgjedhje e qëlluar. 

(Kosova Sot Online)