A është e hirta në flokë ngjyra e vitit?
Kur vjen puna te flokët ne vajzat jemi me 100 mendje. Të shkurta apo të gjata, bjonde apo brune apo të kuqe…e sa shumë e shumë pyetje të tjera. E meqë përmendëm ngjyrat e flokëve, trend i këtij viti duket se do të jetë e hirta. Idenë na e dhanë gocat e showbizit tonë. Arbana Osmani, Olta Boka dhe Beatrix Ramosaj duken kaq bukur me këtë ngjyrë.
Madje ka dhe nga ato vajza që e hirta i bëri të heqin dorë nga ngjyra bjonde që i personifikonte prej kohësh si Marina Vjollca, e cila gjatë shtatzënisë vendosi të ndryshonte pamje dhe duket se i pëlqen shumë pasi nuk i ka kthyer më bjonde. Gjithashtu dhe Antonela bëri një ndryshim të madh duke u transformuar nga bjonde në flokë ngjyrë hiri. Ju keni ndërmend të bëni ndonjë ndryshim?
(Kosova Sot Online)