Si të kombinoni pantallonat e gjera: 6 rregullat që ndjekin vajzat franceze

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 14:16
Si të kombinoni pantallonat e gjera: 6 rregullat që ndjekin vajzat franceze

Nëse ju ka ndodhur që të keni hasur vështirësi në kombinimin e pantallonave të gjera, mund të ndiqni këto gjashtë rregulla të thjeshta, tipike të vajzave franceze.

1. Nëse pantallonat janë të gjera, nuk keni pse luani me ligjin e kompensimit. Thënë kjo, vajzat franceze zgjedhin vedhje të tjera të gjera – bluza, pallto, pardesy etj.

2. Kombinimet bardhë-dhe-zi duken gjithmonë mirë dhe ju bëjnë të dukeni chic.

3. Nëse janë pantallona të gjera klasike, mos prisni t’i vishni patjetër me këmishë ose xhaketë. Vajzat franceze preferojnë të kombinojnë pantallona klasike me veshje dhe aksesorë më casual: atlete, kapele, bluza.

4. Trikot funksionojnë gjithmonë.

5. Mos i anashkaloni edhe për daljet në mbrëmje: Pantallonat e gjera kombinohen lehtësisht me këpucë me takë, xhaketë dhe aksesorë që bien në sy.

6. Ngjyrat: Vajzat franceze preferojnë të krijojnë një paletë të këndshme ngjyrash, kryesisht në nuancat e tokës. Një mënyrë si mund ta realizoni këtë është duke luajtur me dy ose tre ngjyra, për shembull: e bardhë, bezhë dhe kafe.

(Kosova Sot Online)