Kurthi i Tundimit: Si të perfeksionosh artin e joshjes në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 22:42
Kurthi i Tundimit: Si të perfeksionosh artin e joshjes në rrjetet sociale

Për të thjeshtuar procesin e njohjes e flirtimit, në të gjithë botën po përdoren gjithnjë e më shumë platformat “dating” si Tinder, Hinge, Bumble etj. Por për ne në Shqipëri, çdo rrjet social bën punë kur është çështja tek flirtimi. Dhe këtu hyn në lojë i ashtuquajturi “Kurth i Tundimit”.

Kurthe Tundimi quhen postimet në rrjetet sociale që janë të destinuara të tërheqin vëmendjen e një ose disa personave, në mënyrë që ata të bien në kurth duke pranuar tundimin që kanë ndaj teje dhe postimit tënd mahnitës. Shkurtimisht, janë ato postimet ku gjithë dynjaja të çon emoji zjarresh duke nënkuptuar që je flakë fare.

Por si të bësh një Kurth Tundimi të hajrit pa u dukur sikur po kërkon dëshpërimisht vëmendje?

Ka vetëm një përbërës thelbësor: Vetëbesimi!

Mund të jetë një foto pas palestrës, një foto “au naturel” në plazh me flokët e shpupurisur nga kripa e detit, një selfie në dritën e artë të perëndimit të diellit… gjithçka që funksionon për ty, vetëm bëje me vetëbesim.

Nga gjithë fotot që ke bërë, shko gjithmonë me atë që të ka pëlqyer që në fillim: Përshtypja e parë nuk para gabon! Shko në Snapfood, hap SnapStory dhe shtyp butonin Posto. Tani prit komentet e miqve të tu të Snapfood, ose në rastin më të mirë, një reagim nga ai/ajo që ke fiksim. Nëse fati s’të ka buzëqeshur ende, bëje profilin publik, mund të të presin surpriza të këndshme!

(Kosova Sot Online)